TV OPOJA
Arsim

Manifestohët dita e shkollës Fetah Sylejmani (Video, Foto)

Sot, 26.04.2019 u manifestua dita e shkollës fillore dhe të mesme të ulët Fetah Sylejmani në Dragash, manifestimi filloi me homazhe pran varrit të deshmorit emrin e të cilit e mban kjo shkollë, në varrezat e deshmorve në Dragash, pjes e këtij manifestimi ishte edhe shkolla Qazim Shehu nga Kukësi e cila u prezentua me program artistik.

U manifestua dita e shkollës fillore dhe të mesme të ulët Fetah Sylejmani në Dragash, manifestimi filloi ditën e djeshme me aktivitete të ndryshme si ora letrare kushtuar kësaj dite si dhe aktivitete tjera si panairi i shkencës, robotikës e poashtu edhe organizimi i tuneve të ndryshëm.

Aktivitetet vazhduan ditën e sotme e programi filloi me homazhe pran varrit të deshmorit emrin e të cilit e mban kjo shkollë, në varrezat e deshmorve në Dragash, të gjith nxënësit e mësimdhënësit e kësaj shkolle së bashku me musafiret nga shkolla e binjakëzuar Qazim Shehu nga Shtiqeni i Kukësit si dhe zyrtar nga komuna e Dragashit në mënyr të organizuar bën homazhe pran varrit të deshmorit Fetah Sylejmani.

Manifestimi vazhdoi në oborrin e shkollës, para një numri të madhë të pranishmëve drejtori i shkollës uroi për këtë dit e tregoi për historikun e shkollës, një fjal rasti e morën edhe kryetari i komunës si dhe drejtori i arsimit të cilet uruan për këtë dit e shprehën respektin më të madhë për familjen dhe deshmorin Fetah Sylejmani, poashtu edhe drejtoresha e shkollës Qazim Shehu nga Kukësi uroi për këtë ditë e tregoi për bashkpunimin ndermjet shkollave.

Drejtori i shkollës z. Fluim Çengaj ndau edhe mirënjohje për drejtoreshën e shkollës nga Kukësi në shenjë respekti, poashtu mirënjohje e kupa pranuan edhe nxënësit fituës të turneve të organizuar për nder të kësaj dite, manifestimi vazhdoi me program artistik të përgaditur posaqërisht për këtë dit, me poezi, kënge e valle nga nxënësit e shkollave Fetah Sylejmani dhe Qazim Shehu poashtu para publikut prezentuan edhe nxënësit e shkollës së mesme të larte Ruzhdi Berisha.

©TVOPOJA

 

Lajme të përafërta

Program trajnues për edukatorët parafillor në komunën e Dragashit

TV OPOJA
October 6, 2020

Profesori Opojar në Gjimnazin “Gjon Buzuku” në Prizren realizoi orën e parë të mësimit ndryshe nga të tjerët!

TV OPOJA
March 5, 2020

Drejtoria e Arsimit në Dragash të përkushtuar për parandalimin e dhunës në institucione arsimore

TV OPOJA
December 4, 2019
Exit mobile version