TV OPOJA
Aktualitet

LVV Dragash: Do ta kthejmë komunën aty ku e ka vendin – tek qytetarët

Qendra e LV në Dragash, përmes një komunikate për media, ka njoftuar për mbledhjen e mbajtur të kryesisë së kësaj dege.

Ata kanë potencuar se do të janë fitues të zgjedhjeve lokale që pritet të mbahen në vjeshtën e këtij viti.

Sipas tyre, bashkë me qytetarët, shumë shpejt komuna do të kthehet aty ku e ka vendin – tek qytetarët.

Për më shumë postimi i plotë:

KOMUNIKATË

Sot, në zyrën e Qendrës së Lëvizjes VETËVENDOSJE! në Sharr, është mbajtur mbledhja e rregullt e kryesisë së Qendrës tonë.

Situata politike lokale, çështjet organizative e parapërgatitja për fushatën elektorale të vjeshtës së këtij viti, ishin tematikat që u trajtuan në këtë mbledhje.

Në ditët e javët në vijim, një trupë e përzgjedhur në mbledhjen e sotme nga kryesia, do të jetë lagje më lagje e fshat për fshat, për të identifikuar në mënyrë strukturore problematikat e qytetarëve në secilën zonë të qytetin tonë, zgjidhje për të cilat nuk pati tash e më shumë se një dekadë.

Keqqeverisja lokale në Sharr ka ndikuar që për shumëkënd, thënë më saktë për shumicën, qyteti të shndërrohet në vend të pajetueshëm. Pabarazia e padrejtësia sociale, diskriminimi, hajnia e nepotizmi, janë fenomenet që e kanë karakterizuar institucionin e komunës për këto kohë.

Është detyrë e jona qytetare e obligim i yni moral karshi vendit angazhimi maksimal që kjo gjendje të ndryshojë. E, padyshim se koha e ndryshimit është më shumë se afër e më tepër se e nevojshme.

Bashkë, shumë shpejt, do ta kthejmë komunën aty ku dhe e ka vendin – tek qytetarët.
Do të qeverisim ndryshe. Do të qeverisim mirë. Për të gjithë, secilin, secilën, veçanarisht për rininë, sidomos për të varfërit e veçmas për të gjithë ata ndaj të cilëve shtypja e pabarazia është ndërtuar në mënyrë strukturore nga vetë institucionet komunale, të shndërruara në dinasti partiake nga PDK-ja.

Lëvizja VETËVENDOSJE! – Qendra Sharr
5 qershor, 2021

Lajme të përafërta

Nuk respektuan orën policore, shoqërohen në Polici disa persona nga Breznja, Bresana, Nasheci

TV OPOJA
April 7, 2020

Publikohën rezultatet, shumë nxënës fituës nga komuna jonë në Garat e Diturisë

TV OPOJA
July 12, 2019

Fshati Rrenc që nuk ka lidhje me rrenën (VIDEO)

TV OPOJA
February 21, 2019
Exit mobile version