TV OPOJA
Aktualitet

LV e Dragashit i quan premtime te natyres estetike te realizuara nga kryetari Shabani

Qendra e Levizjes Vetevendosje ne Dragash, permes nje komunikate ne faqen zyrtare, ka komentuar raportin e institutit GAP, ku premtimet e realizuara te komunes, i ka cilesuar me shume te natyres estetike se sa qe kane kontribuar esencialisht ne permiresimin e jetes se qytetareve.

Po ashtu, ata akuzojne komunen dhe OSHP-ne per paaftesi te realizimit te projektit per rrjetin e ujesjellesit ne Dragash tash e 8 vite, duke thene se kjo gje eshte bere per shkak te interesave ne tender nga te dya palet.

Per me shume reagimi i plote i tyre:

Premtimet estetike të realizuara të kryetarit Shabani

Në hulumtimin e Institutit GAP, tek rubrika letërnjoftimi i komunave, ku është bërë vlerësimi se sa nga premtimet elektorale janë përmbushur nga kryetarët e komunave, në grafikonin e paraqitur për komunën e Dragashit, thuhet se nga 12 premtime të dhëna në fushatë, 7 janë të realizuara, 2 gjysëm të përfunduara, 1 e filluar dhe 2 të pa filluara.

Por, për ta ditur saktë se për çfarë realizimi projektesh bëhet fjalë, duhet të dimë se çfarë është premtuar. Premtimet e bëra në fushatë nga z.Shabani, nuk ndikojnë fare në jetën e qytetarëve. Aq më pak në rregullimin e jetës socio-ekonomike të tyre. Për më shumë, janë të natyrës estetike, si rregullim e hapje zyresh, sektore administratash, të cilat nuk kanë hyrë në funksion të qëllimit për të cilin janë hapur.

Skandaloz po ashtu është premtimi (dhe realizimi i tij) për lehtësim procedurash për ndërtim hidrocentralesh në Sharr. Pra, vetë komuna është përkujdesur që të shkatërrohen pjesë të mahnitshme natyrore përmes ndërtimit të hidrocentraleve duke stimuluar kompani të ndryshme private për të investuar në këtë drejtim.

Ndërkohë në Sharr vazhdon të jetë fenomen tenderomania. Në punësimet nëpër institucione publike vazhdon të jetë fenomen nepotizmi. Sa i përket tenderëve kemi monopol në kontraktimin e kompanive për realizim projektesh. Ndërsa, sa i përket punësimeve në institucionet publike, kemi monopol familjar e partiak në rekrutimin e stafit civil nëpër to.

Ende vazhdojnë që 20 fshatëra të jenë pa furnizim me ujë të pijes dhe të kenë probleme esenciale për zhvillimin e një jetese normale. Është viti i 8-të që tenderi për rregullimin e rrjetit të ujësjellësit dështon për shkak të tendencave institucionale për çështjen e kontraktuesit (sikurse OSHP-së, ashtu edhe institucioneve lokale).

Sharrit i nevojitet mendësi e re qeverisëse, ku korrupsioni, familjarizmi e klientelizmi, luftohen e nuk janë pjesë e përditshmërisë sikurëse aktualisht. Paralelisht me përfundimin e këtij mandati, po vjen dhe përfundimi i keqqeverisjes dekadëshe të PDK-së në Sharr. Ka qenë kohë mjaftueshëm e gjatë për ta kuptuar se sa shkurtpamëse është kjo qeveri.

Qendra e LV Sharr,
3 shtator, 2020

Klikoni ketu për të parë premtimet e realizuara dhe të pa realizuara nga kryetari Shaban Shabani

Lajme të përafërta

Komuna e Dragashit organizon manifestime të ndryshme në kuadër të Ditëve të Mërgatës (NJOFTIM)

TV OPOJA
July 25, 2023

Trajnimin treditor për 45 mësimdhënës të Komunës së Dragashit

TV OPOJA
March 28, 2019

Kryetari Shaban Shabani bashkëpunimi është rezultati i gjendjes aktuale në Dragash

TV OPOJA
April 14, 2020
Exit mobile version