TV OPOJA
Kosova

Lirohet nga paraburgimi Kryeinspektori i Ministrisë së Mjedisit, Bedri Halimi

Kryeinspektori i Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor (MMPH), Bedri Halimi i akuzuar për keqpërdorim të detyrës zyrtare është liruar sot (4 Prill ).

Lirimin e tij për Insajderi e ka konfirmuar avokati i tij Haxhi Millaku, teksa shtoi se i është zëvendësuar masa.

“Po Bedri Halimi, i cili dyshohet për veprën penale sipas aktvendimit të Prokurorit të Prokurorisë Themelore të Ferizajt i është ndërpre masa e ndalimit dhe i është zëvendësu me masën e mos-afrimit të personave dhe vendeve të caktuara, nga data e sotit”, ka thënë avokati i Halimit për Insajderin.

Me 23 mars, pas rigjykimit, Bedri Halimi, si dhe katër inspektorë të Komunës së Prizrenit, Enver Bytyqi, Nexhmedin Musliu, Bashkim Krasniqi dhe Ruzhdi Daka, janë liruar nga akuzat për keqpërdorim të detyrës zyrtare.

Ndërkohë, Gjykata Themelore në Prishtinë më 17 maj 2021 i kishte shpallur të pafajshëm katër të lartpërmendurit, lidhur me akuzat për keqpërdorim të detyrës zyrtare.

Pas ankesës të ushtruar nga prokuroria, Gjykata e Apelit më 25 janar 2022 e kishte kthyer rastin në rigjykim për shkak të shkeljeve esenciale procedurale.

Sipas aktakuzës së Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës (PSRK), të ngritur më 18 nëntor 2019, Bedri Halimi duke punuar si Kryeinspektor i Inspektoratit të Ministrisë se Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor (MMPH), kompetent për inspektimin e punimeve ndërtimore në Parkun Nacional “Sharri” në Prevallë, me dashje nuk i ka kryer detyrat e domosdoshme të përcaktuara me Vendimin e Ministrit të MMPH-së Nr.34/13 të datës 15.11.2013, me të cilin urdhërohet rrënimi i objekteve pa leje brenda Planit Rregullues Urban në Parkun Nacional, në atë mënyrë që edhe pse e ka hartuar planin për zbatimin e urdhëresës në 4 faza, atë nuk e ka përmbushur.

Sipas aktakuzës, në fazën e parë ishin rrënuar 180 objekte, në fazën e dytë nga 28 vendime për rrënim, janë zbatuar vetëm 20, duke mbetur edhe 8 vendime të pazbatuara.

Sipas prokurorisë, në fazën e tretë nga 45 vendime për rrënim, 16 ishin revokuar, ndërsa 29 vendime kanë mbetur të pazbatuara, kurse faza e katërt fare nuk ishte implementuar, ashtu që nga data 14.12.2013 e deri tash nuk ka zbatuar as një prej vendimeve edhe pse të njëjtat janë ende në fuqi.

Lajme të përafërta

“Djathi i Sharrit”, emërtim i mbrojtur i origjinës, i pari produkt vendor në mbrojtje nga shteti i Kosovës

Redaksia
June 23, 2023

Kryeinspektori i MMPH-së, Bedri Halimi shpallet përsëri i pafajshëm në rastin “Prevalla”

Redaksia
November 8, 2022

Afër përmbylljes njohja e patentë-shoferëve të Kosovës në Gjermani

TV OPOJA
April 23, 2021
Exit mobile version