TV OPOJA
Kronika

Ligjëratë sensibilizuese dhe marsh lidhur me kancerin e gjirit (Video, Foto)

Sot në sallën e Kuvendit Komunal në Dragash, grupi i grave asambleiste në bashkëpunim me kryesuesen e kuvendit dhe zyrtaren për Barazi Gjinore organizoi një tubim me gratë e komunës së Dragashit, ku u shpalosën iniciativat dhe aktivitetet që gratë asambleiste kanë zhvilluar dhe do t’i zhvillojnë në kuadër të Muajit Rozë për Ndërgjegjësimin lidhur me Kancerin e Gjirit.

Këto aktivitete kanë për qëllim vetëdijesimin e grave për diagnostikimin e hershëm dhe parandalimin e kancerit të gjirit. Pikërisht për këtë temë, Dr. Sebahate Sylejmani Shala mbajti një ligjëratë sensibilizuese me gratë e komunës sonë.

Pjesë e këtij tubimi ishin gra nga komuna e Dragashit, përfshirë të punësuarat në institucionet komunale, arsimore dhe shëndetësore, familjarët e dëshmorëve dhe qytetarë të tjerë nga komuna e Dragashit.

Me një fjalë përshëndetëse, kryetari Xheladini falënderoi organizatorët dhe pjesëmarrësit, dhe bëri apel që të gjithë të mbështesim dhe të gjendemi pranë atyre që janë të prekur nga kjo sëmundje. Kryesuesja e kuvendit njoftoi për disa iniciativa që janë marrë në kuvendin komunal në mbështetje të grave, ndërsa panelistët tjerë u bënë apel grave të komunës që të mos hezitojnë nëse shohin diçka të dyshimtë, pasi gratë dhe vajzat janë të nevojshme për familjen.

Në fund, grupi i grave asambleiste në bashkëpunim me kryesuesen e kuvendit ndanë mirënjohje kryetarit të komunës, gjinekologes dhe përfaqësueses së OSBE-së për mbështetjen e vazhdueshme.

Takimi u përmbyll me ligjëratën e Dr. Sebahate Sylejmani Shala, një ligjëratë që u ndoq me vëmendje nga një numër i madh i të pranishmëve në sallë!

Pas ligjëratës, të gjithë të pranishmit u ftuan të bashkohen në marshin sensibilizues me moton “Eja, mos hezito!”, ku marshuan në qendrën e komunës së Dragashit.

©TVOPOJA

Lajme të përafërta

Bie dukshëm numri i fëmijëve të lindur në Kosovë

TV OPOJA
October 4, 2020

Dhurohen pesë aparat të EKG-së për QKMF në Dragash

TV OPOJA
January 5, 2022

Përmbyllen aktivitet festive të organizuara nga DKRS për nder të 28 Nëntorit (Video, Foto)

TV OPOJA
November 25, 2022
Exit mobile version