TV OPOJA
Aktualitet

Lëvizja vv në Sharr me aksion simbolik për Ditën Ndërkombëtare të Tokës

Në prag dhe për nder të 22 prillit – Ditës Ndërkombëtare të Tokës, aktivistë të Qendrës së Lëvizjes VETËVENDOSJE! në Sharr, organizuan aksion në parkun e qytetit për shënimin e kësaj dite.
Të tmerruar nga pamja që kishte marrë parku i qytetit nga mbeturina të shumta e pa mirëmbajtje efikase, fillimisht bëmë pastrimin e parkut e më pas mbjelljen e disa pishave në të.

Fillimisht, mungesa e hapësirave gjelbëruese është një problem në veti, por jo vetëm. Është gjithashtu edhe një paradoks, pasi që në Sharr, që njihet si vend i natyrës së bukur, ekzistojnë vetëm dy parqe. Jo që nuk është bërë asgjë për zgjerimin e hapësirave publike, por nuk po arrihet të bëhet as mirëmbajtja e atyre ekzistuese nga organet përgjegjëse.

Ne, si aktivistë të një organizate politike e cila është gjithnjë në shërbim të komunitetit, realizuam sot këtë aksion simbolik, fillimisht për të treguar nevojën për mbrojtjen e mirëmbajtjen e mjedisit, dhe së dyti për t’iu përkujtuar udhëheqësve komunal se duhet ta ruajmë atë për të cilën edhe identifikohemi; natyrën tonë të bukur në Sharr.

Lajme të përafërta

NISMA Socialdemokrate në Dragash diskuton aktualitetin politikë në komunë!

TV OPOJA
March 25, 2019

Kompania Aroma Reisen dhuron veshmbathje për Shoqatën Jetimat e Ballkanit

TV OPOJA
January 14, 2020

Banorët e Plavës së Opojës, edhe nuset i marrin me motoçikleta

TV OPOJA
November 9, 2021
Exit mobile version