Sot, në Qendrën e Lëvizjes VETËVENDOSJE! në Dragash, aktivistët kanë filluar përgatitjet për takimin mobilizues me qytetarët e komunës së Dragashit.
Nga burimet e afërta TV Opoja, kupton se aktivistët e Lëvizjes VETËVENDOSJE! po përgatiten për zgjedhjet e ardhshme ku sipas tyre Sharri do të përkrah ndryshimin në vend.
Në këtë takim që kishin aktivistët njoftuan se janë duke u përgatitur për organizimin e një tubimi mobilizues me qytetarë, tubime të cilat po ndodhin anekënd qyteteve në Kosovë, të organizuara nga Lëvizja VETËVENDOSJE!. Qëllimi i këtyre tubimeve është mobilizimi i qytetarëve për protesta të cilat janë paralajmëruar nga kreu i VETËVENDOSJES, Albin Kurti.