TV OPOJA
Aktuale

Legata e Kukli-Begut shtrihej deri në Shkodë

Njëra ndër rajonet e harruara që është lënë pak pas dore është Opoja. Bedri Halimi nga kjo trevë është shprehur për “Tv Opoja” se Opoja depërton thellë në brigjet e Koritnikut dhe Sharrit dhe shtrihet në tërë ujëmbledhësin e Lumit të Opojës, ku së bashku me Gorën përfshin skajin jugor të Dukagjinit. Halimi thekson se në të kaluarën historike të Opojës, që nga koha e pushtimit osman e deri sot, nuk ka pasur ndonjë personalitet tjetër që mund të krahasohet e të matet me Mehmet Kukli-Begun, për nga kontributi që i ka dhënë ekonomisë, kulturës dhe arsimit të kësaj treve.
Ai ka qenë një nga legatorët vakëflënësit dhe pushtetarët më të mëdhenj dhe më të rëndë- sishëm shqiptarë të gjysmës së parë të shek. XVI. Legata e tij përfshinte një sërë objektesh sakrale dhe profane, si: xhami, namazgjahe, teqe, shkolla, biblioteka, hamame, karavansaraje, ura, ujësjellës, kroje, dyqane, mullinj etj., si dhe shumë parcela tokash e malesh ku një pjesë e vogël e saj është ruajtur deri në ditët tona.

Të huajt u morën më shumë me figurën e Kukli-Begut
Halimi thotë se si pushtetar i dalluar, Kukli-Begu sundoi jo vetëm në dy nga vilajetet shqiptare, të Shkodrës dhe të Prizrenit, ku dhe ka themeluar pjesën më të madhe të legatës së vet, por edhe jashtë trojeve tona etnike. “Në figurën e Kukliut, ne shohim personalitetin më madhor opojan të shek. XVI, të denjë për ta lapidarësuar e përjetësuar në kujtesën historike të popullit tonë. Me gjithë rëndësinë e madhe që ka vepra kolosale e Mehmet Begut, jetëshkrimi i tij, sikundër edhe shumë personaliteteve të tjera shqiptare që u dalluan dhe shkëlqyen në fusha të ndryshme, gjatë periudhës pesëshekullore osmane, ka mbetur edhe sot e kësaj dite fare pak i ndriçuar”, është shprehur Halimi. Ai shton se autorët e parë, që u morën pak a shumë me Kukliun, hiq shqiptarin Mehmet Tahiri dhe “Kronikën” e tij, ishin të huajt, madje, edhe më keq, sllavë, si I. Jastrbov Llutovac, Aksentije, Sreçkoviq etj., të cilët “shkencën” e tyre e patën vënë në shërbim të politikës së shteteve, që u përkisnin dhe rrjedhimisht, shkrimet e tyre për të. Nga burimet e përdorshme më të sigurta dhe relevante, që mundësojnë deri diku konstruktimin e jetë shkrimit të Kukliut, janë: Kronika e Mehmet Tahir Efendiut, “Veprat e arkitekturës osmane poeti më i madh i klasicizmit osman. Ai ka lënë 8 vepra poetike, por në dy nga këto, disa herë ai ka theksuar origjinën e vet shqiptare dhe është mburrur me të. Halimi thekson se shumica e shqiptarëve që arritën pozita të larta dhe u afirmuan në fusha të llojllojshme, duke afirmuar vetveten afirmonin edhe popullin, që i përkisnin dhe dëshmonin vitalitetin e tij. “Pothuaj të gjithë ata, nuk harronin edhe borxhin, që kishin ndaj atdheut, duke i falur atij jo vetëm pasurinë, që me djersë e gjak e fitonin, por edhe jetën kur lypsej. Njëri nga këta shqiptarë që i fali atdheut një dhuratë jashtëzakonisht të madhe, ishte opojani Mehmet Kukli – Begu (vd. 1556)”, është shprehur ai.

Familje e njohur edhe në Prizren
Xhamia e Myderriz Ali Efendiut është ndërtuar në vitin 1581 dhe supozohet se është ndërtuar mbi themelet e një shkolle (mejtepit) të vjetër. Objekti gjendet në perëndim të Zonës Historike të Prizrenit, në mes të Kishës Katolike Zonja Ndihmëtare dhe Xhamisë së Iliaz Kukës. Sipas gojëdhënave Myderriz Ali Efendiu ishte vëllai i Kukli Mehmed-beut. Ishte shkrimtar dhe myderriz në medresenë e Gazi Mehmed Pashës. Xhamia ka planimetri drejtkëndëshe, ku në anët veriore dhe jugore gjendet hajati i gjysmë mbuluar. Minarja është e inkorporuar në planimetri të xhamisë, dhe gjendet në këndin lindor.
Minarja ka bazë gjashtëkëndëshe, e suvatuar nga jashtë. Ndërtesa është e mbuluar me kulm katër ujor, të mbuluar me tjegulla argjile. Struktura e mureve është e ndërtuar me gurë të lidhur me llaç gëlqeror. Xhamia kufizohet me tri rrugica duke formuar një oborr në formë trekëndëshi me mure prej guri. Në oborrin e xhamisë janë edhe disa varreza, ndërsa në anën veriore është varri i Myderriz Ali Efendiut. “Xhamia pëson dëme të mëdha nga zjarri në vitin 1975, kështu që restaurimi dhe rikonstruktimi i tij zgjat deri në vitin 1981. Gjatë kohës në xhami janë bërë edhe disa renovime tjera joprofesionale gjë që kanë minimizuar vlerën origjinale të saj”, pohon Faik Miftarit. Kurse Halimi thotë se është radha e që Qeveria e Kosovës të mendojë për këtë familje atdhetare.

Lajme të përafërta

Taulant Kolloni nga Opoja ka nevojë për ndihmën tonë

TV OPOJA
November 28, 2018

Bukuritë e fshatit Shajne

TV OPOJA
May 19, 2019

Dragash mblidhet Këshilli Komunal për Siguri në Bashkësi, diskutohet për parandalimin e coronavirusit.

TV OPOJA
March 13, 2020
Exit mobile version