Dega e LDK-së në Dragash sipas burimeve mbrenda strukturës shtynë mbledhjen e paralajmëruar të datës 3 Maj 2021 në një kohë të pacaktuar!
Lidhja Demokratike e Kosovës dega në Dragash kishte paralajmëruar që me datë 3 Maj 2021 të mbante një takim të radhës me strukturat e saja ku në të do të ishin prezentë edhe një komision nga qendra.
Por sipas disa burimeve të siguruara nga Televizioni Opoja thuhet se kjo mbledhje është shtyrë për një kohë të pa përcaktuar.
Por sipas këtyre burimeve mbrenda strukturës thuhet se me shumë gjasë kjo mbledhje pritet të mbahet në vikendin e ardhshëm dhe mbas festës së Bajramit do të bëhet edhe zgjedhja e kryetarit të ri të kesaj parti.