Lidhja Demokratike e Kosovës dega në Dragash vazhdon të kritikon kryetarin aktual të komunës së Dragashit zotërin Shaban Shabani duke thënë se ai po i përdor mësimdhënësit për qëllime elektorale raporton televizioni Opoja.
Këto akuza drejtuar kryetarit aktual të Dragashit vijnë nga Lidhja Demokratike e Kosovës pasi që keto dy subjekte politike janë në balotazh për të parin e komunës.
Lidhja Demokratike e Kosovës në postimin e tyre kanë potencuar edhe një OJQ e që në të cilën kryetari Shabani ka qenë një ndër themeluesit e saj.
Ky është postimi i plotë i degës së LDK-së në Dragash:
Shaban Shabani vazhdon t’i përdorë mësimdhënësit për qëllime elektorale, duke shftrytëzuar OJQ-në të cilën e ka themeluar vetë dhe për të cilën kohë më parë ishin lëshuar edhe subvencione nga Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport, me paratë e taksapaguesve.
Për më tepër, Shaban Shabani është në konflikt direkt të interesit me OJQ ‘Ambienti’, për faktin se është themelues dhe anëtar i kësaj shoqate.