TV OPOJA
Kosova

LDK kërkon që dialogu me Serbinë të merret me përkushtim më të madh

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), ka kërkuar që dialogu me Serbinë të merret me përkushtim më të madh nga ana e institucioneve të Kosovës.

Teuta Sahatqija, anëtare e Kryesisë së LDK-së në një konferencë për media tha se në këtë proces, LDK do ta luaj rolin e vet konstruktiv si pjesë aktive e Kuvendit të Kosovës.

“Orientimi i LDK-së si pikë e parë, LDK mendon se dialogu duhet të merret me përkushtim më të madh, jo vetëm për anëtarësimin e këtyre dy vendeve në bashkësinë evropiane të Kosovës dhe Serbisë, por për sigurimin e paqes dhe sigurisë afatgjatë në rajon”, tha ajo.

Sipas saj, LDK-ja do të luajë rolin e saj në mënyrë që dialogu të përfundojë suksesshëm me njohje reciproke në kufijtë aktual.

“LDK mendon se duhet të bëhen përgatitje substanciale dhe dialogu duhet të bazohet në këto parime: transparencës, vendosja e parimeve bazë, përgatitja serioze dhe substanciale me platformë të duhur, në parim duhet të jetë ruajtja e kushtetutshmërisë, sovranitetit dhe integritetit territorial”, u shpreh Sahatqija.

LDK-ja vlerëson se SHBA-të duhet të jenë pjesë e këtij procesi, me rol më të fuqishëm.

“Dialogu duhet të jetë me Kosovën e jo për Kosovën. Kryeministri duhet të rapotojë rregullisht për vizitat duke u përgjigjur në pyetjet e deputetëve. Presim nga institutcionet që të dalin kundër ‘non-papers’”, theksoi Sahatqija.

Lajme të përafërta

Qytetarët që hyjnë në Kosovë përmes pikave kufitare nuk kanë nevojë për vetizolim

TV OPOJA
May 31, 2020

Mbi 7 mijë shoferë mbetën pa leje gjatë vitit 2019

TV OPOJA
February 15, 2020

Sa janë të mjaftueshëm 33 cent në ditë për fëmijët në Kosovë?

TV OPOJA
November 10, 2018
Exit mobile version