TV OPOJA
Kosova

LDK: Jemi të bindur se Gjykata Supreme do ta mbrojë vullnetin e lirë të qytetarëve të Dragashit

Sot, Lidhja Demokratike e Kosovës ka dorëzuar në Gjykatën Supreme ankesën mbi vendimin skandaloz të PZAP-së dhe të tre gjyqtarëve të saj, që kanë provuar të ndryshojnë vullnetin qytetar në komunën e Dragashit.

Dje, në një vendim të paprecedentë për demokracinë dhe sistemin zgjedhor të Kosovës, tre gjyqtarë të PZAP-së kanë anuluar të gjitha votat e mërgatës – të gjitha pa përjashtim – pa kontaktuar, pa verifikuar e pa kërkuar të vërtetën në Dragash. Kujtojmë se të gjitha këto vota ishin marrë parasysh dhe ishin bërë pjesë e certifikimit të rezultateve të raundit të parë nga KQZ-ja. Ato ishin verifikuar, hapur, numëruar e pranuar si të rregullta nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve edhe në raundin e dytë. Provimi i anulimit të tyre është përpjekje antidemokratike për përmbysje të rezultatit zgjedhor nga kutitë e votimit në tavolinë.

LDK-ja, ka dorëzuar, sot, mbi 200 dëshmi, të votuesve të Dragashit në mërgatë, për votat e tyre në raund të dytë. Ka dorëzuar edhe dosjen e plotë të argumenteve për mbrojtjen e rezultatit zgjedhor e vullnetit qytetar.

LDK-ja beson e shpreson se sistemi zgjedhor në Kosovë do të mbrohet nga Gjykata Supreme; Se vullneti e vota e çdo qytetari tonë, të dëshmuar e dhënë në procese të rregullta e demokratike, do të mbrohet me dinjitet.

LDK-ja, veprimin e tre gjyqtarëve të PZAP-së, do ta adresojë edhe tek misionet ndërkombëtare për monitorim të zgjedhjve, si sulm i paprecedentë ndaj një standardi të lartë të demokracisë të vendosur tashmë në vend.

Qytetarët e Dragashit, ndërsa, të mbesin të qetë. Askush nuk do ta prekë vullnetin e tyre të qartë më 17 tetor e 14 nëntor!

Lajme të përafërta

Vetëvendosje i del në mbrojtje këshilltarit të ministrit Aliu

TV OPOJA
June 1, 2022

Rriten gjobat për ata që u shesin alkool e duhan personave nën 18-vjeç

TV OPOJA
November 11, 2018

Komuna e Dragashit përfitoi tre projekte me miratimin e buxhetit për vitin 2019

TV OPOJA
October 26, 2018
Exit mobile version