TV OPOJA
Kosova

LDK-ja anulon tubimin e paralajmëruar për nesër në Dragash

Lidhja Demokratike e Kosovës dega në Dragash, pasi është shpallur rezultati i votave të ardhura me post ka ftuar qytetarët e komunës së Dragashit për neser në ora 14:00 të festojnë së bashku fitoren në sheshin e Dragashit.

Por ky tubim falënderues është anuluar pasi që krerët e kesaj parti politike nga qendra nuk munde të vijnë në ketë tubim.

Për ketë kryetar i degës së LDK-së në Dragash, Qamil Kolloni, ka thënë se tubimi i thirrur për neser është anuluar ndersa atë do të e mbajmë në një ditë tjetër.
Ai theksoi se arsyeja e anulimit të këtij tubimi është se krerët e partisë kanë një agjendë të pregaditur për neser dhe keshtu që nuk mund të ishin me ne në këtë tubim të thirrur nga ne.

Për datën e re të tubimit do të i njoftojmë mbështetësit tanë me kohë.

Lajme të përafërta

Florent Ukaj betohet si asambleist në Kuvendin komunal të Prizrenit

TV OPOJA
December 10, 2021

Nga data 8 qershor rihapen çerdhet në Kosovë

TV OPOJA
May 31, 2020

Keqpërdorën mbi 1 milion euro, arrestohen dy zyrtarë të lartë në Ministrinë e Shëndetësisë

TV OPOJA
November 16, 2018
Exit mobile version