TV OPOJA
Aktualitet

Laurat Krasniqi tregon arsyet se përse nuk fitoi Vetëvendosje në Dragash

TV OPOJA

Foto nga Profili i Laurat Krasniqit

Asambleisti i Lëvizjes VETËVENDOSJE dega në Sharr nëpërmjet një postimi në llogarinë e tij në Facebook ka treguar arsyet se përse subjekti i tij nuk fitoi në zgjedhjet lokale në Dragash.

Ai në postimi e tij në Facebook ka kritikuar edhe bashkë partiaket e tij duke theksuar se ata kanë ndihmuar oligarket lokal e jo subjektin e tyre.

Ky është postimi i tij në Facebook:

Pse nuk fituam ne Sharr?
Pas fitores se Levizjes ne Sharr ne zgjedhjet e 14 Shkurtit, shumica per te mos thene te gjithe mbeten te befasuar me fitoren tone.
Ata qe besuan ne fitoren tone, ishin qindra aktiviste te cilet u angazhuan per nje qellim te tille.
Ne fakte fryma larte, nuk mund te kishte shtytje pa nje angazhim poshte. Thyrja elektorale ne Sharr filloi me 2017 duke vazhduar me ngritje ne secilin proces zgjedhor nga ajo periudhe.
Kandidatje per kryetare, e ardhur me zarfe me gjithe rrespektin asgje nuk kishte te perbashket me VETËVENDOSJEN!, ajo si e tille nuk u pranua nga shumica e aktivisteve dhe as nga ne.
Ne asnjeher nuk kemi kerku pozita, dhe as qe do te kerkojm ne vazhdim por kemi merituar vleresim e rrespekt per kontributin disa vjeçar, gje qe nuk ndodhi.
Krahas deshires time ne fillim per te kandiduar, me pas pa deshiren time kandidova per kuvend komunal. Perveq rivaleve politik nga jashte, nga brenda u krijua opinioni se ne po punojm kunder Levizjes.
E verteta ishte, se Levizja nuk ishte ne gare por ishte nje grup i oligarkeve lokal qe ne te kaluaren shumica prej tyre i kane sherby partis ne pushtet PDK-se. Ata e percaktuan kandidatin e Levizjes per kryetar, ne menyre qe neser ta perdorin per qellimet e tyre.
Ne nuk humbem ne kete proces, ne fituam sepse nuk e tradhetuam veten dhe qellimet e Levizjes. Te humbur jane vetem ata qe Levizjen e shohin si pozite, privilegj e perfitim.

Lajme të përafërta

Kryetari Shaban Shabani bashkëpunimi është rezultati i gjendjes aktuale në Dragash

TV OPOJA
April 14, 2020

Nesër, zhytje nën akullin e liqenit të Breznës

TV OPOJA
February 1, 2019

Aksident trafiku pa lëndime në aksin rrugor Prizren – Opojë

TV OPOJA
April 18, 2019
Exit mobile version