TV OPOJA
Biznese

Lansohet platforma VisitDragash.com (Video)

Sot u lansua platforma VisitDragash.com, një projekt i realizuar nga OJQ AVOKO në bashkëpunim me Komunën e Dragashit dhe UNDP.

Kjo platformë u lansua në një takim të përbashkët, ku ishin të pranishëm partnerët që e mbështetën dhe realizuan këtë projekt, si dhe shumë të rinj që morën pjesë vullnetarisht në mbledhjen e informacioneve dhe ndarjen e ideve rreth kësaj platforme.

Në një fjalë përshëndetëse, nënkryetari i komunës, drejtori për ekonomi dhe drejtoresha për kulturë, rini dhe sport falënderuan AVOKO-n për realizimin e këtij projekti, i cili ishte shumë i nevojshëm për komunën tonë dhe për turizmin, që llogaritet si një ndër pikat më të rëndësishme për zhvillimin e komunës sonë.

Demokrat Domuzeti nga OJQ AVOKO, i cili është edhe dizajnues i kësaj uebfaqeje, informoi të pranishmit për mënyrën e funksionimit dhe përdorimit të kësaj platforme. Sipas tij, kjo platformë do të pasurohet çdo ditë e më shumë me të dhëna të reja në të mirë të vizitorëve.

Në fund, u nënshkrua edhe kontrata, në bazë të së cilës kjo platformë kalon në pronësi të Komunës së Dragashit, dhe ky moment u shënua me një koktej rasti të organizuar nga OJQ AVOKO.

©TVOPOJA

Lajme të përafërta

Sharri dallohet për tri karakteristika të veçanta!

TV OPOJA
October 4, 2020

BRODI – FSHATI JUGOR I BLEGTORISË DHE I TURIZMIT

TV OPOJA
May 28, 2021

Organizohet turnir futbolli në nder të deshmorit Abdurrahman Gërdellaj

TV OPOJA
June 1, 2022
Exit mobile version