TV OPOJA
Ekonomi

Lajm i mirë/ Procedohet edhe pjesa e dytë e mjeteve për bizneset sipas Programit për Rimëkëmbje

Ministria e Ekonomisë dhe Ambientit, sot ka bërë ekzekutimin e pjesës së dytë të mjeteve në mbështetje financiare për bizneset.

“Shuma e ekzekutuar sot kap vlerën e 16,424,476 milionë eurove për gjithsej 11.244 biznese të cilat i kanë plotësuar kushtet dhe kriteret e parapara me Programin për Rimëkëmbje Ekonomike tjera.

Bëjmë me dije se, dy ditë më parë MEA ka bërë pagesën e parë në vlerë prej 37,710,730 milionë euro subvencione për 15.474 biznese”, thuhet në njoftimin për media, transmeton Indeksonline.

Tutje u theksua se kjo shumë ndahet në zbatim të Programit për Rimëkëmbje ekonomike i miratuar ditë më parë nga Qeveria e Republikës së Kosovës ku vlera totale e këtij program është 60 milionë euro.

“Pjesa e mbetur dhe bizneset tjera të cilat akoma nuk kane pranuar mjetet do të paguhen në ditët në vijim ku e ritheksojmë se do të përfitojnë të gjitha bizneset të cilat kanë aplikuar sipas kritereve të parapara”, shtohet tutje në njoftim

Lajme të përafërta

Piraj: Mosmiratimi i Ligjit për rimëkëmbje ekonomike, dështim i madh i Qeverisë dhe Kuvendit

TV OPOJA
November 14, 2020

Në Abi Çarshia, brendi ekskluziv me veshmbathjet dhe çorapet që kujdesen për rehatinë tuaj!

TV OPOJA
October 30, 2018

Mbi 95 për qind e grurit të importuar, nga Serbia

TV OPOJA
November 19, 2018
Exit mobile version