TV OPOJA
Aktuale

Ky është vendimi i fundit i Gjykatës Speciale ndaj Thaçit e Veselit

Gjykata Speciale ua ka vazhduar paraburgimin në Qendrën e Paraburgimit në Hagë ish-presidentit Hashim Thaçi dhe ish-kryeparlamentarit Kadri Veseli.

Vendimi është nxjerrë më 26 maj të këtij viti, raporton Paparaci.

Bazuar në vendimin e Dhomave të Specializuara, trupi gjykues ka arsyetuar vendimin për vazhdimin e paraburgimit ndaj Thaçit e Veselit me rrezikun e ikjes së tyre, ndikimit në procedurat e gjykimit dhe mundësinë e shkatërrimit të provave.

“Gjyqtari i procedurës paraprake arrin në përfundimin se rreziku që z. Veseli do të arratisej, do të pengojë mbarëvajtjen e procedurës së GJS, ose do të kryejë krime të mëtejshme kundër atyre që perceptohen si kundërshtarë të UÇK-së, duke përfshirë dëshmitarët që kanë ofruar ose mund të ofrojnë prova në këtë rast dhe/ ose do të paraqiten në KD, vazhdojnë të ekzistojnë”, thuhet në vendim.

Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Kransiqi po mbahen në paraburgim nga nëntori i vitit 2020. Aktakuza ndaj tyre lidhur me pretendimin për krime lufte, është konfirmuar më 26 tetor 2020 ndërsa në paraqitjet e tyre të para në Dhomat e Specializuara në Hagë ata janë deklaruar të pafajshëm.

Lajme të përafërta

Veseli në Prizren: Të bashkuar si sot, të lartësojmë veprat e baballarëve të kombit

TV OPOJA
November 25, 2018

Ndihmë juridike falas në tërë territorin e Republikës së Kosovës

TV OPOJA
May 15, 2020

Ftesë për qytetarët e komunës së Dragashit të marrin pjes ne diskutimet rreth një qeverisje të mirë!

TV OPOJA
November 2, 2018
Exit mobile version