TV OPOJA
Aktuale

Ky është vendi ku dyshohet se është vendosur bomba në Aeroportin e Prishtinës

Një mjet shpërthyer dyshohet se është brenda hapësirave të Aeroportit të Prishtinës “Adem Jashari”, shkruan Gazeta Express.  

Ekipet kompetente janë në vendin e ngjarjes dhe njësitet anti-bombë të cilat po hetojnë të gjitha pjesët e pistës.

Sipas Klan Kosovës, dyshohet se mjeti është në njërin prej avionëve, ndërsa informacioni ka ardhur prej një burimi anonim.

Ekipet hetuese po shikojnë të gjitha zonat për të konfirmuar se a është me të vërtetë një mjet shpërthyes. Ende nuk ka njoftim zyrtar nga autoritetet. Çantat e pasagjerëve të aeroplanëve që ishin në pistë janë kontrolluar për të hequr dyshimet.

Kujtojmë se gjatë ditëve të fundit ka pasur raportime për vendosje të bombave në vende të ndryshme në Prishtinë.

Lajme të përafërta

Kurti emëron edhe një zëvendësministër

TV OPOJA
April 23, 2021

Kërkesë e madhe: Air Prishtina gjatë tetorit, 3 fluturime Cyrih-Prishtinë në ditë

TV OPOJA
October 3, 2020

Shteti në aksion, vetëm dje 16 persona përfunduan nën prangat e policisë

TV OPOJA
May 3, 2021
Exit mobile version