TV OPOJA
Aktuale

Ky është numri i infermierëve që u larguan gjatë këtij viti nga Kosova

Rreth 300 infermierë, konsiderohet të jenë larguan këtë vit nga Kosova, për të kërkuar punë në vendet perëndimore

Në Federatën e Sindikatave të Shëndetësisë thonë se infermierët po shfrytëzojnë marrëveshjet që kolegjet private po bëjnë me Gjermaninë për të punuar atje.

Ndërsa në odën e Infermierëve, thonë se shkak i largimit të infermierëve është paga dhe kushtet jo të mira të punës.

Sipas Sylës, për vetëm 6 muaj 300 infermierë kosovarë e kanë lëshuar vendin e tyre.

“Informatat që i kam nga Gjermania, nga bashkëpunëtorët tanë, vetëm këtë vit janë 300 (infermierë që kanë shkuar në Gjermani), e ky fluks mund të rritet më shumë” tha ai për RTV21.

Syla gjithashtu shtoi se kjo është “një tragjedi e madhe që po na ndodh neve dhe rinisë”.

Ndërsa në Odën e infermierëve të Kosovës, thonë se nuk po largohen vetëm ata që janë të papunë, por edhe ata që janë të punësuar, e madje sipas tyre në disa raste po e bëjnë pa paralajmërim.

E për gjithë këtë, Syla mendon se faji mbetet tek “politikat e mbrapshta zhvillimore të infermierisë”.

Lajme të përafërta

Ish-zëvendësministri Cena me bashkëpunëtorë mbesin në paraburgim

TV OPOJA
October 30, 2018

Nga qershori hiqet taksa prej 15 euro për të hyrë në Mal të Zi

TV OPOJA
May 26, 2021

Formimi i Ushtrisë së Kosovës, a u luhatën raportet e Kosovës me NATO-n?

TV OPOJA
December 15, 2018
Exit mobile version