Lidhjes Demokratike e Kosovës dega në Dragash, ka njoftuar se në ditët e ardhëshme do të mbahen zgjedhjet e Forumit Rinor në të gjithë fshatrat e Opojës, raporton TvOpoja.
Një ditë pas këtij njoftimi anëtari i LDK-së, Kerim Latifi, ka shpallur zyrtatisht kandidaturën për Kryetar të Forumit Rinor në Dragash.
Lajmin e ka bërë të ditur vet ai përmes rrjetit social Facebook, përcjell TVOpoja.
Njoftimi i plotë:
Të dashur miq, të rinjë e të reja, veprimtar/e dhe mbështetës të LDK-së në Dragash.
Pas hapjës së procesit zgjedhor për Kryetar të Forumit të Rinisë të Lidhjes Demokratike të Kosovës – dega në Dragash, dua të ju informoj se do të jem kandidat për Kryetar të FRLDK-së – dega Dragash.
I bindur se, së bashkë me ju, do t’a bëjmë më të mirën dhe të duhurën, prandaj edhe mora këtë vendim bashkë me miqtë e mi.
I ftoj të rinjtë e Dragashit, në çdo lagje dhe fshat të bëhen pjesë e këtij procesi zgjedhor dhe së bashku të vazhdojmë rrugëtimin tonë.
Na priftë e mbara!
Montalisht Latifi është kandidati i vetëm pasi deri më tani nuk dihet ende a do të ketë ndonjë kundër kandidat./tvopoja.tv