Gazeta Sinjali raportoi pak më parë për një rast të rëndë që ndodhi pasditen e sotme në Petrovë të Prizrenit, ku një person vdiq pasi u godit nga rrufeja. Viktima u dërgua në spital, por fatkeqësisht nuk mbijetoi.
Burimet e Sinjalit bëjnë me dije se personi që humbi jetën është Rexhep Vezaj, 55-vjeçar, i cili ka qenë duke mbledhur sanë, në momentin që rrufeja e goditi. Fqinjët e tij intervenuan duke ia dhënë ndihmën e parë, edhe pse gjendja e tij ishte shumë e rëndë.
I njëjti u dërgua më pas në spital, por përkundër intervenimit të mjekëve, ndërroi jetë.
Me urdhër të Prokurorit është iniciuar rasti si “vdekje e dyshimtë”, teksa trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion.