TV OPOJA
Aktuale

Kush është Halil Kastrati? (Biografi)

Halil Kastrati është lindur më 17 prill 1975.

Jeton në Prizren, është i martuar dhe ka tre fëmijë. Ka mbaruar Fakultetin Teologjik, ndërsa aktualisht studion në Degën e Psikologjisë.

Vie nga një familje tradicionale shqiptare. Vëlla i dëshmorit Besnik Kastrati, i vrarë në betejën e Vrrinit, në fshatin Jeshkovë.

Me zell dhe energji të pashterrshme i është përkushtuar aktivitetit humanitar për rreth dy dekada, ku kryesisht është fokusuar në përkujdesjen e jetimëve dhe familjeve me gjendje të vështirë sociale.

Veprimtaria e Shoqatës Bamirëse “Jetimat e Ballkanit”, të cilën e drejton Halili, është e shtrirë në tërë territorin e Kosovës , ndërsa kuzhinat humanitare janë prezente në tre qytete: Mitrovicë, Pejë dhe Prizren.

Në këto kuzhina çdo ditë ushqehen rreth 1000 jetimë, skamnorë dhe të pastrehë. Eshte ideator i projektit për ndërtimin e një kompleksi modern të dedikuar për fëmijët jetimë dhe atyre të braktisur, i cili projekt për Halilin paraqet një ndër prioritetet kryesore.

Ka marrë pjesë në konferenca dhe seminare në shumë vende europiane si ligjërues i afirmuar. I njeh pesë gjuhë të huaja: arabishten, italishten, turqishten, anglishten dhe boshnjakishten./Kallxo.com

©TVOPOJA

Lajme të përafërta

Kërkohen puntorë nga Kosova për në shtetin Kroat.

TV OPOJA
February 23, 2022

Ilir Kurtishi nga Dragashi është zgjedhur në kryesinë Qendrore të PDK-së

TV OPOJA
December 29, 2019

Arbana Xharra kërcënon myslimanët me spastrim fetar brenda 72 orësh

TV OPOJA
December 19, 2018
Exit mobile version