TV OPOJA
Kosova

Kurti: Janë identifikuar edhe 28 pjesëmarrës në protestat e dhunshme në veri

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka bërë të ditur se organet e sigurisë i kanë identifikuar edhe 28 vetë të, të cilët kanë marrë pjesë në organizim, orkestrim e nganjëherë edhe aktivisht në sulme të dhunshme kundër ushtarëve të NATO-s, kundër policëve të Kosovës dhe kundër gazetarëve në neri të vendit.

Sipas tij, në kohë reale është përcjellë një dhunë brutale e elementeve ekstremistë të cilët edhe dirigjohen, edhe paguhen nga Beogradi zyrtar, njofton Klan Kosova.

“Ndërsa, sa i përket atyre emrave që i kam përmendur në seancën plenare të Kuvendit të Republikës, i kam përmendur 5 që janë arrestuar dhe organet tona të sigurisë i kanë identifikuar edhe 28 të tjerë, të cilët kanë marrë pjesë në organizim, orkestrim e nganjëherë edhe aktivisht në sulme të dhunshme kundër ushtarëve të NATO-s, kundër policëve të Kosovës dhe kundër juve gazetarëve, siç mund ta keni parë edhe vet”.

Sipas tij, është sundimi i ligjit, janë proceset e drejtësisë ato të cilat do ta vërtetojnë gjithçka.

“Mirëpo ne videot, fotografitë i kemi pa që të gjithë. Nuk jetojmë në shekullin e XIX, që mos të dihet çka ka ndodh në një vend tjetër. Në kohë reale është përcjellë një dhunë brutale e elementeve ekstremistë të cilët edhe dirigjohen, edhe paguhen nga Beogradi zyrtar”.

“Dhe Lista Serbe kur i ka braktisur institucionet me datën 5 nëntor të vitit të kaluar e ka bërë gabimin kardinal. Pastaj e kanë pasur me gabimin e dytë që i kanë bojkotuar zgjedhjet, pastaj kanë thirrur të tjerët për bojkot të zgjedhjeve dhe për këto gabime të njëpasnjëshme që janë pasojë e qëllimeve të gabuara duhet të paguajnë ata, jo Republika jonë”.

Kujtojmë se në fund të muajit maj, u krijuan tensione në veri të Kosovës me protestuesit serbë që nuk i lejonin kryetarët e rinj të katër komunave me shumicë serbe t’i ushtronin detyrat e tyre nga objektet komunale.

Si rrjedhojë, u desh të ndërhyjë Policia e Kosovës, e më pas edhe KFOR-i prej të cilëve 30 morën lëndime trupore gjatë përplasjes me protestues të dhunshëm serbë.

Lajme të përafërta

Në duart e kosovarëve janë mbi 200 mijë ar-më pa leje

TV OPOJA
July 2, 2019

Haradinaj liron nga detyra zëvendësministrin

TV OPOJA
July 5, 2019

Hapet aplikimi për viza në ambasadën gjermane në Kosovë

TV OPOJA
July 5, 2022
Exit mobile version