TV OPOJA
Aktuale

Kurti: Do të formojmë komisionin për rishikim të vijës kufitare me Malin e Zi

Kosova dhe Mali i Zi pritet që të formojnë një komision të përbashkët për rishikim të vijës kufitare.

Kështu bëri të ditur kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në seancën e sotme të Kuvendit, pasi deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Shemsedin Dreshaj, pyeti Qeverinë nëse e ka në plan të formojë komisionin e ekspertëve për rishikim të vijës kufitare me Malin e Zi.

Në përgjigjen e tij, Kurti tha se është e rëndësishme që presidenti malazez, Milo Gjukanoviq, ka gatishmëri për këtë çështje.

“Normal për palën e Kosovës dokumentet janë të qarta. Sa kam njohuri edhe ekspertët vendorë kanë punuar në këtë drejtim. Me rëndësi për ne është që presidenti Gjukanoviq ka shprehur gatishmëri për këtë çështje”.

“Besoj që edhe Qeveria e Malit të Zi do të reflektojë. Atje kemi një qeveri të re, pala e Kosovës e di se ka pasur shumë hezitime që të hyhet në rishikim në periudhën 2015-2016, atëherë kur pala malazeze ishte e gatshme. Ndërkaq, subjekti që unë e udhëheq gjithmonë e ka kundërshtuar versionin e nënshkruara”, pohoi Kurti.

Presidenti i Malit të Zi, Milo Gjukanoviq, e ka lënë të hapur mundësinë e korrigjimit të kufirit Kosovë – Mali i Zi.

Ai në një intervistë për televizionin publik, ka thënë se marrëveshja për demarkacionin është arritur, por sipas tij ekziston mundësia që gjatë punës së Komisionit të Përbashkët në terren të korrigjohen disa gjëra. /Telegrafi/

Lajme të përafërta

Krasniqi: Nëse s’hiqen vizat, BE-ja po ia kthen shpinën Kosovës

TV OPOJA
November 11, 2018

Qeveria Hoti niset me autobus për në Shqipëri

TV OPOJA
October 2, 2020

Daut Haradinaj uron Edi Ramën: Sa më e fortë që është Shqipëria, aq më e fortë do të jetë Kosova

TV OPOJA
May 2, 2021
Exit mobile version