Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti pas takimit me kreun e Lidhjes Demokratike të Kosovës Isa Mustafa dhe Vjosa Osmanin, ka bërë të ditur se kanë arritur marrëveshje për të qeverisur me vendin.
Albin Kurti foli për përbërjen e një qeverie të ardhshme mes LVV e LDK“Jemi dakorduar ta kemi 30 për qind gra edhe në mesin e Ministrave dhe Zv/ ministrave. Do të kemi shumë më pak ministri dhe shumë më pak Zv/ministra. Uruam njëri tjetrin për gjithçka dhe besoj se do të na shkojë mbarë e mirë.
Ndërsa Vjosa Osmani nga LDK tha se ekipet e dy partive do të vazhdojnë takimet.“Të dyja partitë treguan vullnetin e mirë për të qeverisur bashkë. Diskutuam sa i përket asaj që Qeveria do të reduktohet sa u përket ministrive por do të rritet në punën e mirë qe do ta bëjmë bashkë. Ekipet tona do të zhvillojnë takimet qysh nesër”