E kam shumë të vështirë të bindem, e ti them vetes që demokracia na solli progresivitet. Në fakt progresiviteti nga vetë progresiviteti dallon, sepse të jesh progresiv donë të thotë; të jesh mirë, të punosh mirë, të jetosh mirë dhe të bësh mirë.

Kur jemi te pika e fundit e kësaj fjalie më lartë, bërja e gjërave të mira apo ndryshe siç njihet me emrin “humanizëm” është shumë e lehtë që ta dëgjosh, e bukur që ta shohësh., por shumë e vështirë që ta përjetosh dhe të participosh në të.

Entropia dhe tentimi për t’i futur fluktuacione figurës së shquar të humanitetit ndër shqiptarët z. Halil Kastratit, thuajse ka filluar të vihet në aprovim nga bijtë dhe bijat që dikur klithnin “për Jugosllavinë e vëllazërim-bashkimit”, e ç’është më e keqja tani edhe në Kosovën e Lirë po i’u jepet hapsira për determinime dhe hipoteza nga pakurrizorët të stilit butak. Sa keq që të pafatët nuk ishin në gjendje që në kohën e luftës, të kishin fatin e njejtë si të hoxhë Halilit së bashku në vijë të frontit. Por, mbase fati tyre iu buzëqeshi nëpër kafeteritë e Prishtinës duke pirë një makiato prej 30 dinarësh serbë, e duke qerasur “Ljubisën e Jovankën” me një të gëzuar ” na zdravje” në sërbisht. Biles, ajo çka është më e keqja, filluan edhe të i quajnë dikë terrorist. Sa shpifëse, denigruese dhe abuzive, kur terroristi e quan terrorist, një çlirimtarë !

E tani në Kosovën e pasluftës, këta po të njejtit me stilin e tyre butak filluan që përmes komercializmave mediatik të i shfaqin opinionet e tyre mbi të mirën dhe të keqen. Biles tash, me një version të ri “Update” kinse “pro-evropian”, të bërë më katolik se vetë papati, e duke tentuar të korrin çka të munden, ngase të mësuar janë nga zanati i tyre i vjetër. Pra, objektivat e tyre po shihen, bluarjet e tyre nuk na vrasin, por as tentim-denigrimi i figurës shqiptare humaniste të këtij gjysmë çerek shekulli të ri, nga ana debitorëve nga kreditorët serbo-rusë nuk kanë gjasa që ta ndalin dorën humaniste të shqiptarëve kudo që ndodhen ata. Megjithatë nuk munden kurrë që ta humbin besimin, e të besuarit të tyre, të dëshmuarit të tyre z. Halil Kastratit..

Puna, nderi, i personit në fjalë kurrë nuk do të ndalet as te një familje myslimane, e as te një familje krishtere. Sepse mbi të gjitha këtë e dëshmoi dashuria e tij ndaj atdheut të vet që ka.
Prandaj, diamanti mbetet gjithmonë diamantë.

Mirë mbetshi !