TV OPOJA
Arsim

Kur ekziston vullneti dhe dëshira për të punuar nuk mungon suksesi

Koordinatori Nacional për Kulturë, Rini dhe Sport në Qeverinë e Republikës së Kosovës, Rexhep Hoti është takuar me drejtorët e shkollave të komunës së Dragashit. Ata kanë diskutuar për Programin Nacional për Rininë dhe për garat që janë duke u zhvilluar në kuadër të këtij programi.

Hoti foli për sukseset e nxënësve në garat nacionale të Kreativitetit Kulturor dhe Mendimit Kritik dhe atyre të Diturisë. Ai tha se ky sukses nuk do të ishte i mundur pa përkushtimin e drejtorive komunale të arsimit, drejtorëve dhe stafit të shkollave.

“Në nivel të Republikës së Kosovës kemi arritur të kemi 44723 fitues. Kjo është bërë në bashkëpunim dhe punën e të gjithë drejtorëve të shkollave të Republikës. Programi Nacional për Rininë ju dha mundësi të jashtëzakonshme të gjithë nxënësve pa dallim origjine, përkatësie etnike që të shprehin dijen dhe talentin e tyre, ku çdo i 6 nxënës ka fituar një shpërblim. Unë pres që edhe në garat e tanishme nxënësit e komunës suaj të tregohen të suksesshëm”, tha ndër të tjera Hoti.

Drejtori Komunal i Arsimit në Komunën e Dragashit, Vloran Cenaj, e falënderoi Koordinatorin Hoti për vizitën dhe drejtorët për punën në realizimin e programit. Ai tha se “jemi të kënaqur me projektin, i kemi përfunduar garat në Kreativitet Kulturor dhe Mendim Kritik në nivelin shkollor dhe jemi duke vazhduar me pjesën tjetër. Ne e përkrahim vazhdimin e projektit të garave pasi që jemi të kënaqur me vijueshmërinë dhe gjithëpërfshirjen edhe të komuniteteve në të”.
Në shenjë falënderimi për bashkëpunim dhe për kontributin e dhënë në garat e Kreativitetit Kulturor dhe Mendimit Kritik dhe garat e Diturisë, Hoti ndau mirënjohje për drejtorin komunalë të arsimit si dhe për drejtorët e shkollave.

Lajme të përafërta

Kryetari i KBI-së Ajhan ef. Beqiri uron muajin e Ramazanit

TV OPOJA
April 23, 2020

Drejtori i Arsimit inspekton punimet nëpër shkollat e komunës së Dragashit

TV OPOJA
March 29, 2019

Kuvendi Komunal në Dragash miratoi Buxhetin për vitin 2021

TV OPOJA
October 1, 2020
Exit mobile version