TV OPOJA
Aktualitet

Kur do të dihen rezultatet e analizave të 69 vjeçarit nga Dragashi i cili dyshohet se u infektua nga Lija e Majmunëve? Flasin nga IKSHPK

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, para disa ditëve ka njoftuar se një 69 vjeçar nga komuna e Dragashit, dyshohet se është infektuar me Lijën e Majmunëve, raporton TVOpoja.

IKSHPK ka bërë të ditur se i kanë dërguar mostrat e të dyshurit në Holand, për të kuptuar nëse pacienti është infektuar me këtë virus.

Që nga dita e shtunë kur është konfirmuar se një person dyshohet se është infektuar me Lijën e Majmunëve dhe se mostrat e tij janë dërguar për analiza, ende nuk dihet për rezultatet.

TVOpoja ka kontaktuar me zëdhënësen e IKSHPK-së, Era Pirava, e cila ka thënë se ende nuk kanë marrë rezultatet e analizave dhe se nuk dihet ende se kur do të arrijnë.

Ndërsa drejtori i Klinikës Infektive në QKUK, Arben Vishaj, ka thënë se gjendja e pacientit të dyshuar me Lijën e Majmunit i cili është shtruar në një repart të veçantë të Klinikës Infektive në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) është stabile dhe drejt përmirësimit./tvopoja.tv

Lajme të përafërta

Pezullohen të gjitha aktivitetet në kompleksin turistik “Arxhena” në Brod të Dragashit

TV OPOJA
March 15, 2020

Yll Valla, mikpritja e bujaria mbretërojnë edhe sot e kësaj dite në fshatrat Bresanë e Zaplluxhe.

TV OPOJA
January 18, 2020

Trajtohet tema e pronës së gruas në trashegemi (Video, Foto)

TV OPOJA
June 18, 2019
Exit mobile version