Dje, dy kunata kanë sulmuar nusen e vëllait të tyre në Qifllak të Rahovecit, ia kanë marrë fëmijët dhe e kanë dëbuar nga shtëpia.
Sipas familjarëve i gjithë rasti ndodhi për shkak të një kafeje turke, pasi djali i viktimës e kishte larguar një xhezve, të cilën njëra motër (e dyshuar) e kishte vënë për ta zier kafenë, andaj aty kishte nisur konflikti.
Në këtë rast kishte intervenuar edhe policia, me ç’rast viktima ka marrë trajtim mjekësor, ndërsa pala tjetër, pas intervistimit, me vendim të prokurorit, është liruar në procedurë të rregullt.
Pas lirimit, të dy familjet zgjodhën mosmarrëveshjet e tyre dhe bashkëshorti tha për Klan Kosova se gruaja e tij, së bashku me fëmijët, janë kthyer në shtëpi.