TV OPOJA
Arsim

Kultura dhe mjedisi shkollor në komunën e Dragashit

Pamje nga viti i Kalura ku ishte ber rregullimi i oborrit te Drejtoris se Arsimit

Kujdesi ndaj mjedisit të pastër dhe të rregulluar duhet të praktikohet , në nivel individual, të organizatave dhe të qeverisë, në dobi të mjedisit natyror dhe të qenieve njerëzore.
Një shembull të tillë të mbrojtjës dhe kujdesit të mjedisit po e tregon drejtori i arsimit në Dragash Vloran Cenaj, i cili po sa u emrua në këtë resor filloj me rregullimin e oborit të institucionit për të qenë shembull edhe për institucionet tjera.

Mjedisi në të cilin jetojmë është shumë i rëndësishëm për ne, ai është burim i jetës së njeriut . Mbrojtja e natyrës dhe e mjedisit konsiderohen si pjesa më e rëndësishme e jetës në planetin tonë dhe një shembull të mirë për kujdes ndaj mjedisit duhet të fillojë nga institucionet tona shkollore thote Cenaj per TV OPOJA.
Konsiderohet se gjendja e infrastrukturës shkollore është e kënaqshme. Viteve të fundit ka pasur investime në ndërtimin e objekteve të reja, renovimin e objekteve ekzistuese, si dhe në ndërtimin dhe përmirësimin e infrastrukturës përcjellëse: oborret, rrethojat, fushat e sportit, etj.

Në vazhdën e aktiviteteve që Drejtoria e Arsimit në Dragash kishte për veq ngritjes profesionale të mësimdhënësve dhe organizimin e garave në të gjitha institucionet arsimoreprioritet prioritet tjeter ishte edhe rregullimin si dhe rinovimin e objekteve shkollore në të gjitha shkollat e komunës së Dragashit .
Me këtë rast, Cenaj është shprehur i kënaqur me ecurinë e punimeve në këto objekte shkollore, duke shtuar se rregullimi i infrastrukturës shkollore është parakusht për ngritjen e cilësisë në arsim.

Lajme të përafërta

Dega e OVL-së në Dragash protestonë në mbrojtje të vlerave të UÇK-së (Video, Foto)

TV OPOJA
July 9, 2020

Kompania nga Dragashi që “ambalazhon” shumë kompani vendore e nderkombëtare

TV OPOJA
April 9, 2020

Kryetari i Komunës, Shaban Shabani uron ditën e Goranëve

TV OPOJA
May 6, 2021
Exit mobile version