TV OPOJA
Aktuale

Ku e la fotografinë e presidentit Thaçi, kryetari i ri i Kuvendit?

Kryetari i ri i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, e ka larguar fotografinë e presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, të paktën nga vendi ku ka qenë e vendosur deri tani, në zyrë të kryetarit, raporton IndeksOnline.

Në fotografitë e dërguara sot nga zyra për informim e Kuvendit, ku Konjufca shihet teksa bisedon me ambasadorin e Norvegjisë në Kosovë, Jens Erik Grondahl, vërehet qartë se fotografia e Thaçit nuk ishte më aty ku ka qenë.

Nuk dihet nëse ajo është vendosur në ndonjë kënd tjetër të zyrës, por ajo dihet e që shihet, është se fotografia e Thaçit nuk është në ballë ose afër vendit ku ulet kryetari dhe mysafiri.

Institucionet e Republikës së Kosovës obligohen me ligj që ta vendosin fotografinë e presidentit në ambiente të punës.

Neni 20, i Ligjit për protokollin e shtetit, ku flet për presidentin, pika 3 thotë: Obligohen të gjitha institucionet e Republikës së Kosovës që në mjediset e tyre ta vendosin fotografinë e presidentit.

Madje aty shumë qartë specifikohen edhe përmasat minimale të fotografisë që duhet të vendoset nëpër zyra.

“Përmasat minimale duhet të jenë 40 – 60 cm”, thuhet në ligj./IndeksOnline/

Lajme të përafërta

Zbatimi i masave anti-COVID, shqiptohen rreth 30 gjoba për biznese

TV OPOJA
April 22, 2021

Limaj: Prizreni u zbukurua me shtatoret e heronjve të Ymer Prizrenit, Abdyl Frashërit dhe Sylejman Vokshit

TV OPOJA
November 25, 2018

Lansohet “e-Testimi” për provimin e patentë shoferit

TV OPOJA
July 3, 2019
Exit mobile version