Pas lajmit se Komuna e Dragashit ka caktuar vendin për ndërtimin e stadiumit në fshatin Blaç, ka pasur kritika nga një pjesë e qytetarëve për lokacionin se ku do të ndërtohet stadiumi, raporton TV Opoja.
Rreth këtyre kritikave ka reaguar edhe kryetati i Dragashit, Bexhet Xheladini.
Ai ka thënë se vendimi për ndërtimin e stadiumit në fshati Blaç, ka ardhur pas disa takimeve që ka pasur me stafin e KF Opoja.
“Unë së bashku me stafin tim kemi patur disa takime me udhëheqësit dhe futbollistët e klubit “OPOJA”. Atyre ju duhej një zgjidhje urgjente. Bashkarisht kemi vlerësuar se për momentin zgjidhja më e shpejtë, vendi ma i përshtatshëm dhe ma pak i kushtueshëm është stadiumi ekzistues në fshatin BLAQ, për të cilin Federata e Futbollit të Kosovës ka dhënë vlerësim shumë pozitiv.
Ky stadium ka 2 rrugë, ujin, rrymën, kanalizimin dhe vendin shumë të përshtatshëm për tribuna .”, ka thënë Xheladini.
Ai ka njoftuar se komuna e Dragashit ka ndarë 50.000 euro për ndërtimin e këtij stadiumi, ndërsa KF Opoja ka premtuar se do të siguroj barin dhe tribunat.
Stadiumi do të jetë pronë e Kuvendit Komunal Dragash dhe do të menaxhohet nga Drejtorati për Kulturë Rini dhe Sport.
Në të do ken të drejtë të luajnë të gjitha klubet e regjistruara të komunës së Dragashit dhe më gjërë.
Xheladini gjithashtu ka thënë se Komuna nuk ka hequr dorë nga ndërtimi i stadiumit të qytetit në Dragash.
Ai do të bëhet aty ku është, por duhet më shumë kohë dhe një vlerë më e madhe se 50.000 Euro.
Reagimi i plotë:
NDËRTIMI I STADIUMIT NË FSHATIN BLAÇ NUK ËSHTË ZAVENDËSIM PËR STADIUMIN E QYTETIT NË DRAGASH
Të nderuar qytetarë të komunës së Dragashit,në rrjetet sociale ka shumë reagime dhe keqkuptime për ndërtimin e Stadiumit në fshatin Blaç. Unë mendoj se kjo ka ardh për mungesë informacioni ndaj isha i detyruar që të bëjë këtë sqarim.
Të dashur qytetar, e vërteta e ndërtimit të stadiumit në fshatin Blaç është ndryshe nga ato çfarë thuhen e shkruhen. Para se të merrej ky qëndrim, unë me stafin tim kemi vizituar stadiumin e qytetit dhe kemi konstatuar se aty nuk është punuar asgjë sipas parametrave të përcaktuara. Ndaj duhet që çdo gjë të filloj nga e para. Mungon rruga, mungon rryma ku për shkak të largësisë duhet largëpërçues dhe transformator.
Unë së bashku me stafin tim kemi patur disa takime me udhëheqësit dhe futbollistët e klubit “OPOJA”. Atyre ju duhej një zgjidhje urgjente. Bashkarisht kemi vlerësuar se për momentin zgjidhja më e shpejtë, vendi ma i përshtatshëm dhe ma pak i kushtueshëm është stadiumi ekzistues në fshatin BLAQ, për të cilin Federata e Futbollit të Kosovës ka dhënë vlerësim shumë pozitiv.
Ky stadium ka 2 rrugë, ujin, rrymën, kanalizimin dhe vendin shumë të përshtatshëm për tribuna .
Për ndërtimin e këtij stadiumi komuna ka akorduar një fond prej 50.000 Eurosh. Klubi OPOJA ka garantuar se do t’i sigurojë mjetet tjera (Barin dhe Tribunat).Stadiumi do të jetë pronë e Kuvendit Komunal Dragash dhe do të menaxhohet nga Drejtorati për Kulturë Rini dhe Sport.
Në të do ken të drejtë të luajnë të gjitha klubet e regjistruara të komunës së Dragashit dhe më gjërë.(Shif Propozim Vendimin)
Komuna nuk ka hequr dorë nga ndërtimi i stadiumit të qytetit në Dragash.
Ai do të bëhet aty ku është, por duhet më shumë kohë dhe një vlerë më e madhe se 50.000 Euro.
Para se të fillohet me ndërtimin e stadiumit, duhet të sigurohet rruga dhe rryma. Vendi ku kalon ky aks rrugor deri tek stadiumi kishte me qindra pronarë me të cilët duhet të bisedohet. Në Dragashin e poshtëm, ku fillon rruga e cila të çon te stadiumi, ka shtëpi të ndërtuara. Për t’u licencuar një stadium duhet të ketë rrugën për qarkullim të autobusit.
Procedurat e shpronësimit marrin shumë kohë dhe janë të kushtueshme . Nëse nuk do mund të gjejmë gjuhë të përbashkët me pronarët jemi në kërkim të një zgjidhje alternative . Opinioni publik do të njoftohet me kohë për opsionin e zgjedhur. Pas ndërtimit të rrugës dhe rrymës ,do të fillojë ndërtimin e Stadiumit të qytetit.
Do të formojë një komision i cili do të merret me pregatitjen e dokumentacionit teknik në mënyrë që sa ma shpejt të jetë e mundur të fillojnë punimet për stadiumin e qytetit. Unë si kryetar i Komunës nuk shoh asgjë të keqe, që ne si komunë ti kemi dy stadiume, nji në Dragash dhe nji në Fshatin Blaç.
Të dashur qytetar të komunës time, për fund,një gjë që është e sigurt dhe definitive dhe që duhet ta dinë të gjithë, komunën nuk mund ta ndaj asnjë kryetar, as unë dhe as ata që do të vijnë pas meje.
Më respekt
KRYETARI i Komunës
Bexhet Xheladini
/opoja.tv