TV OPOJA
Aktuale

Kryetari Shabani zotohet për rregullimin e rrjetit të ujësjellësit në fshatin Blaç

Dragash, 12 shtator 2018. #KDI në vazhdën e aktiviteteve avokuese, sot zhvilloi një takim më kryetarin e Komunës #Dragash z. Shaban Shabani, ku pjesëmarrës ishin edhe përfaqësues të fshatit Blaç. Shkak i këtij takimi ishte diskutimi mbi çështjet e identifikuara nga organizimet e #KDI dhe adresimi i tyre për t’u përfshirë në planet konkrete të komunës së Dragashit.
Prioritet në fshatin Blaç mbetet investimi në rrjetin e ujësjellësit, ku nga kryetari i komunës është marrë zotimi se do të planifikohen 80 mijë euro investime në rrjetin e ujësjellësit në këtë lokalitet.

Angazhimi i përbashkët në listimin e prioriteteve mbetet fokus i KDI-së në nxitjen e pjesëmarrjes së qytetarëve në proceset vendimmarrëse.

Lajme të përafërta

Kryetari Shabani ndihmon në dezinfektimin e institucioneve Shkollore.

TV OPOJA
March 15, 2020

“Trajtimi Ekologjik i Mbeturinave” kampanja e filluar nga Shoqata Ekologjike Ambienti (Foto, Video)

TV OPOJA
August 31, 2018

Sulmohet infermieri në Dragash, arrestohet autori i rastit!

TV OPOJA
June 18, 2021
Exit mobile version