TV OPOJA
Aktualitet

Kryetari Shabani vendos themelimin e Shtabeve Emergjente nëpër fshatrat e Dragashit

Sot më datë 13.04.2020 është mbajtur mbledhja e Shtabit Emergjent në komunën e Dragashit, ku anëtarët e Shtabit Emergjent në mënyrë virtuale kanë diskutuar për situatën aktuale rreth pandemisë Covid-19.

Kryetari i komunës, Shaban Shabani, theksoi se edhe pse deri tani është vepruar në bashkëpunim me Këshillet e fshatrave dhe imamët përmes KBI, bazuar në praktikat e komunave tjera dhe kërkesës së partnerëve tjerë mbështetës duke përfshirë edhe kërkesën e një pjese të qytetarëve drejtuar Shtabit Emergjent ka propozuar:
Themelimin e Shtabeve Emergjente nëpër fshatra ku automatikisht Këshillet e fshatrave shndërrohen në Shtabe Emergjente ku pjesë e tyre do të jenë edhe imamët për secilin fshat.

Ky propozim i kryetarit Shaban Shabani është përkrahur nga anëtarët e Shtabit Emergjent.

Kryetari i komunës Shaban Shabani , ka falënderuar anëtarët e Shtabit Emergjent, administratorët, policinë, stafin shëndetësor, inspektoratin dhe gjithë qytetarët e komunës të cilët po i zbatojnë në përpikmëri të gjitha masat e nivelit qendror e lokal.

Bashkëpunimi i mirë mes të gjithë këtyre akterëve, është indikator që deri më tani në Dragash, fatmirësisht nuk është konfirmuar zyrtarisht asnjë rast me COVID-19. Edhe përkundër kësaj situata është duke u përcjellur me kujdes dhe të gjithë ata që nga ekipet tona mjekësore konsiderohen me shenja të Covid-19 janë duke u përcjellur për testim ndërsa pjesa tjetër i nënshtrohet rregullave të vetëizolimit. Në mënyrë që kjo situatë emergjente të menaxhohet sa më mirë, është kërkuar koordinimi mes të gjithë akterëve relevant për tejkalimin e pandemisë.

Lajme të përafërta

VETËVENDOSJE: Sqarim rreth ngjarjeve të sotme në Kuvendin Komunal të Sharrit

TV OPOJA
February 8, 2022

Komuna e Dragashit nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi me Eko Regjionin për mbledhjen e mbeturinave në vendet publike

TV OPOJA
April 4, 2019

Park Hill Residence shpall konkurs për 30 puntor. (Njoftim)

TV OPOJA
November 11, 2022
Exit mobile version