TV OPOJA
Aktualitet

Kryetari Shabani vendos themelimin e Shtabeve Emergjente nëpër fshatrat e Dragashit

Sot më datë 13.04.2020 është mbajtur mbledhja e Shtabit Emergjent në komunën e Dragashit, ku anëtarët e Shtabit Emergjent në mënyrë virtuale kanë diskutuar për situatën aktuale rreth pandemisë Covid-19.

Kryetari i komunës, Shaban Shabani, theksoi se edhe pse deri tani është vepruar në bashkëpunim me Këshillet e fshatrave dhe imamët përmes KBI, bazuar në praktikat e komunave tjera dhe kërkesës së partnerëve tjerë mbështetës duke përfshirë edhe kërkesën e një pjese të qytetarëve drejtuar Shtabit Emergjent ka propozuar:
Themelimin e Shtabeve Emergjente nëpër fshatra ku automatikisht Këshillet e fshatrave shndërrohen në Shtabe Emergjente ku pjesë e tyre do të jenë edhe imamët për secilin fshat.

Ky propozim i kryetarit Shaban Shabani është përkrahur nga anëtarët e Shtabit Emergjent.

Kryetari i komunës Shaban Shabani , ka falënderuar anëtarët e Shtabit Emergjent, administratorët, policinë, stafin shëndetësor, inspektoratin dhe gjithë qytetarët e komunës të cilët po i zbatojnë në përpikmëri të gjitha masat e nivelit qendror e lokal.

Bashkëpunimi i mirë mes të gjithë këtyre akterëve, është indikator që deri më tani në Dragash, fatmirësisht nuk është konfirmuar zyrtarisht asnjë rast me COVID-19. Edhe përkundër kësaj situata është duke u përcjellur me kujdes dhe të gjithë ata që nga ekipet tona mjekësore konsiderohen me shenja të Covid-19 janë duke u përcjellur për testim ndërsa pjesa tjetër i nënshtrohet rregullave të vetëizolimit. Në mënyrë që kjo situatë emergjente të menaxhohet sa më mirë, është kërkuar koordinimi mes të gjithë akterëve relevant për tejkalimin e pandemisë.

Lajme të përafërta

Mësuesi Ymridin Myrtezani pensionohet me një poezi shumë emocionuese

TV OPOJA
April 24, 2019

Profesori Fatmir Mehmeti mban Online orën mësimore me nxënësit

TV OPOJA
March 16, 2020

Xheladini falënderon Shabanin, jemi dakorduar që në kohë optimale do të bëhët pranim-dorëzimi i detyrës

TV OPOJA
December 15, 2021
Exit mobile version