Kryetari i komunës së Dragashit zotëri Shaban Shabani në një postim të publikuar në rrjetin social facebook ka shprehur ngushëllimet për familjen e policit Sami Thaqit.
Sami Thaqi ishte Polici i njësisë speciale ku në orët e vona të së Martës në një aksion të ndërmarrë për një rast dhune në familje ishte privuar nga jeta njofton Tv Opoja.
Për me shumë po ju përcjellim telegram ngushëllimin e kryetarit Shabani për familjen Thaqi.
Me dhimbje e shqetësim të madh mora lajmin e humbjes së jetës në krye të detyrës të policit Sami Thaçi.
I shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes, Policisë së Kosovës, ndërsa të lenduarve iu uroj shërim të shpejtë.