TV OPOJA
Aktualitet

Kryetari i LDK-së në Dragash, Qamil Kolloni, deklarohet rreth situatës së krijuar politike për bashkëqeverisje lokale në 4 vitet e ardhshme!

Në ditët e fundit ka pasur raportime në media për acarimin e raporteve ndërmjet Lidhjes Demokratike të Kosovës dega në Dragash dhe Lëvizjes Vetëvendosje Qendra në Sharr.

Por televizioni Opoja ka kontaktuar sot në mëngjes kryetarin e degës së LDK-së në Dragash zoterin Qamil Kolloni për të kuptuar më shumë rreth situatës së krijuar politike.

Kryetari i degës së LDK-së theksoi se koalicioni i arritur me partnerin bashkëqeverisës Lëvizja Vetëvendosje Qendra në Sharr do të vazhdojë dhe ne me datë 13 Janar do të bëjmë zgjedhjen e nënkryetarit të dytë nga radhët e komuniteteve.

Zotëri Kolloni theksoi se mbas ditës së zgjedhjes së nënkryetarit të dytë nga radhët e komuniteteve Lidhja Demokratike e Kosovës dega në Dragash do të bëjë një marrëveshje gjeneral me pesë subjekte politike.

Marrëveshja përfundimtare pritet të bëhet ndermjet: Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lëvizjes VETËVENDOSJE Qendra në Sharr, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dega në Sharr, JGP-së si dhe partia VAKAT theksoi kryetari i LDK-së Qamil Kolloni për redaksinë tonë.

Me ketë bashkëpunim ndermjet subjekteve politike ai thotë se do të gjejnë një zgjidhje të përbashkët për të qeverisur me komunën e Dragashit për katër vitet e ardhshme.

Lajme të përafërta

Anesa Mehmeti kandidate e shkollës dhe traditës rugoviane

TV OPOJA
September 11, 2021

Opoja si zonë e pasur me trashëgimi kulturore e natyrore

TV OPOJA
April 9, 2019

Shoqata Humanitare “OPOJA” publikoj listën e Donatorëve

TV OPOJA
April 3, 2020
Exit mobile version