TV OPOJA
Aktualitet

Kryetari i komunës së Dragashit uron muajin e shenjtë të Ramazanit!

Urimi i kryetarit të komunës Shaban Shabani për muajin e shenjtë të Ramazanit
Të nderuar qytetarë të komunës së Dragashit, më lejoni që t’ju uroj përzemërsisht ardhjen e muajit të shenjtë të Ramazanit.
Ky muaj karakterizohet si një muaj i mëshirës, faljes dhe ndihmës së ndërsjellë vëllazërore. Andaj shpresoj se ky muaj do të na bëjë të gjithëve të reflektojmë me pozitivitet dhe të jemi më të bashkuar për zhvillimin dhe prosperitetin e komunës sonë.
Ju uroj një agjërim të lehtë, duke shpresuar që Zoti i madhërishëm të na i pranojë lutjet dhe adhurimet!

Lajme të përafërta

Në Bresanë është mbajtur turniri “Bresana e Bashkuar”

TV OPOJA
August 10, 2019

Inspektorati në Dragash, udhëzues për kompanitë

TV OPOJA
March 15, 2020

Kryetari diferencues dhe qeverisja mashtruese e LDK-së në Sharr

Redaksia
October 30, 2023
Exit mobile version