Kryetari i komunës në Dragash Shaban Shabani, telegram ngushëllimi për familjen e oficerit doganor Kujtim Qafleshi.
E nderuara familje Qafleshi,
Më lejoni që të shpreh ngushëllimet e mija më të thella për ndarjen nga jeta të bashkvendasit tonë oficerit doganor Kujtim Qafleshi.
Me ndarjen e tij nga jeta, vendi ynë humbi një nga kontribuesit më të mëdhenj të formumit të sistemit doganor në Kosovë.
Vdekja e Kujtim Qafleshit është një humbje e madhe për vendin tonë pasi i ndjeri ishte një ndër oficerët doganor të parë i rekrutuar që nga vitet e para të themelimit dhe ka dhënë kontribut të çmuar duke shërbyer me përkushtim në shumë njësi të cilat edhe i themeloi dhe funksionalizoi.
Krahas punës profesionale, e çmoj shumë edhe miqësinë dhe kolegialitetin që pata fatin të njoh edhe personalisht.
Prandaj, personaliteti i tij do të jetojë në mendjet e secilit që pati fatin e mirë ta njohë.
Oficeri doganor Kujtim Qafleshi nuk është më në mesin tonë, por ne do ta kujtojmë përgjithmonë për përkushtimin e tij ndaj vendit, si oficer e një udhëheqës i përpiktë, punëtor e i vendosur, kolegë i pazëvendësueshëm dhe mbi të gjitha një qytetar me virtyte të larta dhe reflektuese e pozitivitetit maksimal.
Në emër timin dhe të të zyrtarëve komunal i shprehim ngushëllimet më të sinqerta familjes Qafleshi, kolegëve, miqve dhe farefisit me rastin e ndarjes nga jeta të oficerit doganor Kujtim Qafleshi.