Të nderuar besimtarë të fesë islame! Të nderuar qytetarë të komunës së Dragashit!
All-llahu ne Kuranin famelarte thotë:
“O ju që besuat agjërimi është obligim për ju, sikur që ishte obligim edhe për popujt para jush kështu që të bëheni të devotshëm”
Muaji i shenjtë i Ramazanit është muaji i begatisë e mirësisë, zbritjes sẽ Kur ‘anit famëlartë, dhe është muaji i pastërtisë shpitërore, tolerancës, faljes, durimit.
Ramazani është muaji i mëshires së ndërsjellte mes njëri – tjetrit, muaji i faljes dhe mirekuptimit te ndërsjellte, muaji i ngritjes morale, shpirtërore e fizike, për përballimin me sukses të sfidës e kësaj pandemie dhe sfidave që n’a presin.
Prandaj bota Islame nga dita e nesërme 24 Prill përjeton ardhjen e muajit Ramazan, muajit të agjerimit, muajit të Kur’anit, muajit të lëmoshës dhe ndihmës vëllazërore. Muaji Ramazan ashtu siq na mëson të edukojmë shpirtin, na fton edhe për unitet dhe ngritjen e ndërgjegjës tek çdo musliman për të permisuar lidhjen me Allahun.
Rrugetimi yne i perbashket kerkon motivacion te larte, per ti tejkaluar sfidat, per nje te ardhme me te mirë të vendin.
Ju ftoj qe të jemi më solidar me familjet në nevoj, t’i shtrijme dorën njëri-tjëtrit në punë të mbara.
Të nderuar vellazer dhe motrat, shumë te respektuar qytetarët e komunës se Dragashit!
Me këtë urim modest i urojmë besimtarët mysliman të Komunës së Dragashit ardhjen e muajit të Ramazanit, duke ururar për një agjërim të lehtë, përkushtim ndaj krijuesit dhe mbarësi e paqë në shtëpit tuja. Allahu xh.sh na i pranoftë lutjet e agjërimin na lehtësoft, na dhashtë shëndet të mirë! Ju uroj një Ramazan të begatë për familjet tuaja, agjërim të lehtë dhe të pranuar!