TV OPOJA
Institucione

Kryetari dhe drejtoresha e DKRS-së pjes në takimin e Lidhjës Rajonale të Futbollit në Prizren

Mbrëmjen e së premtes kryetari i Komunës së Dragashit, z.Bexhet Xheladini, së bashku me drejtoreshën e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, znj.Liridona Misinaj, morën pjesë në një darkë pune të organizuar nga Lidhja Rajonale e Futbollit në Prizren. Ata u pritën nga kryetari i LRF-së në Prizren, Mirsad Çollaku dhe Nënkryetari Labinot Ibrahimi.

Qëllimi i takimit ishte njohja nga afër e drejtuesve të komunave të Regjionit të Prizrenit (Prizren, Suharekë, Malishevë, Dragash dhe Mamushë) me udhëheqësinë e LRF – së, për të diskutuar në lidhje me temat kryesore të futbollit në regjionin tonë, masivizimin dhe avancimin e tij, krijimin e kushteve të mira infrastrukturore për të rinjtë dhe klubet.

Federata e Futbollit e Kosovës është e gatshme të bashkëfinancojë me komunat ndërtimin e stadiumeve të futbollit në vlerën 50/50 përqind.

Krerët e komunave të Regjionit të Prizrenit treguan konstruktivitet dhe gatishmëri për bashkëpunim, për ta çuar futbollin përpara.

Lajme të përafërta

Respektohët vendimi i Qeverisë, e hëna ditë pune në Dragash

TV OPOJA
November 29, 2020

Ministri Enis Kervan vizitoi Komunën e Dragashit

TV OPOJA
October 1, 2020

Ka përfunduar renovimi i tërësishëm i QKMF-së, së shpejti fillojnë punimet për rregullimin e oborrit!

TV OPOJA
October 10, 2023
Exit mobile version