TV OPOJA
Aktuale

Kryesia e LDK-së në Zvicërr

Në kuadër të takimeve me Degët e LDK-së të dielën u mbajt takimi me Strukturat e Deges se LDK-së në Zvicërr.
Të pranishëm në këtë takim ishin z. Ismet Beqiri, Sekretar i Përgjithshëm i LDK-së, z. Muharrem Sfarqa anëtar i Kryesisë së LDK-së dhe z. Salih Morina koordinator i LDK-së për Zvicërr.
Në takimin e udhëhequr nga Kryetari i Degës z. Arif Baftiu u bisedua për zhvillimet aktuale politike dhe institucionale në Kosovë.
Sekretari i Përgjithshëm i LDK-së z. Ismet Beqiri përcjelli përshëndetjet e Kryetarit Isa Mustafa.
Z. Beqiri theksoi se Degët e LDK-së në mërgim, veçmas kjo e Zvicrrës ka dhënë kontribut të madh për mbijetesën, rezistencën, lirinë, pavarësinë dhe shtetndërtimin e Kosovës.
Mërgimtaret tonë, Dega jonë në këtë rast në Zvicërr kanë qenë shtyllë dhe përkrahëse e fuqishme për punën e madhe të Presidentit Historik Ibrahim Rugova në bërjen e shtetit.
Presidenti çdoherë ka vlersuar lartë punën dhe kontributin e bashkëatdhetarëve tonë për Republikën e Kosovës.
Financimi i arsimit shqip viteve të 90-ta, shëndetësisë, ndihma e familjeve skamnore, përkrahja dhe pjesëmarrja në çlirimin e Kosovës, janë disa nga punët e mëdha të bëra nga LDK-ja e Zvicrrës dhe degët tjera.
U jemi përjetë mirënjohës.
Koalicioni i brishtë, mungesa e kredibilitetit dhe legjitimitetit politik dhe institucional, qeverisja e keqe, skandalet e ndryshme, loja e rrezikshme dhe e papranueshme e z. Thaqi për ndarjen e Kosovës, dialogu, FSK-ja, lista me veteranët e luftës etj…ishin disa nga çështjet e diskutuara ne këtë takim për të cilat foli z. Beqiri dhe paraqiti qëndrimin e LDK-së për to.
Mobilizimi i LDK-së në Kosovē dhe jashtë Kosovës, për zgjedhjet e reja nacionale dhe fitoren e LDK-së, si diçka e pashmangshme.

Mërgimtarët tonë në përgjithësi dhe ata të Zvicrrës në veçanti, kanë rol të madh dhe të rëndësishëm në fitoren e radhës të LDK-së.
Në takim foli edhe z. Muharrem Sfarqa anetar i Kryesisë së LDK-së, i cili falenderoj mërgimtarët, degën e LDK-së në Zvicërr dhe apeloi në gjetjen e formave të bashkërendimit dhe mobilizimit tonë për fitoren e madhe të LDK-së.
Këtij takimi i parapriu mbledhja e mbrëmshme në Bern me Kryesinë e nëndegës udhëhequr nga z. Enver Aliu Kryetar.
Pas takimit me strukturat, shënimin e festës të Darkës së Lamës e hapi z. Lulzim Maliqi Kryetar i nëndegës në Cyrih, e z. Hasan Spahia foli për rëndësinë e kësaj feste Dardano-Ilire, festë e traditës të cilën e filloi dhe promovoi në vitin 2002 Presidenti Historik Ibrahim Rugova.
Sofra e begatshme e Darkës së Lamës me ushqime tradicionale shqiptare edhe në ngjarjen e sotme.
Në fund u shfaq një program kulturo-artistik me këngë e valle shqipe.

LDK – Zyra për Informim

Lajme të përafërta

​Ndalohet shitja e produkteve që nuk i referohen Kosovës si shtet

TV OPOJA
November 20, 2018

Tollovi e madhe në Prizren për dy mijë vende pune në aeroportin e Hamburgut

TV OPOJA
October 31, 2018

Konjufca deputetëve: Po e ndërprejmë seancën, s’ka Trust, çfarë Trusti, mos boni hajgare (VIDEO)

TV OPOJA
June 22, 2022
Exit mobile version