TV OPOJA
Aktualitet

Kryeministri në detyrë Albin Kurti sot qëndroi për vizitë në Dragash

Kryeministri në detyrë Albin Kurti në zyrën e kryetarit të Komunës z.Shaban Shabani

Kryeministri në detyrë z.Albin Kurti së bashku me ministren e administrimit të pushtetit lokal znj. Emilia Rexhepi dhe ministrin e bujqësisë z.Besion Mustafa sot qëndroi për vizitë në komunën e Dragashit, pas vizitave në komunën e Malishevës dhe atë të Prizrenit.

Ai u mirëprit nga kryetari i komunës së Dragashit z.Shaban Shabani ku dhe u njoftua për së afërmi me gjëndjen aktuale në këtë komunë dhe për masat shtesë të cilat janë ndërmarrë nga drejtuesit komunal.

Kryetari Shabani, para kryeministrit në detyrë theksoi se rekomandimet nga Ministria e Shëndetësisë dhe vendimet e fundit nga Qeveria e Kosovës për kufizimin e lëvizjes së lirë në komunën e Dragashit, janë duke u zbatuar nga qytetarët si askund tjeter dhe për këtë meritojnë lëvdata.

Ndër tjerash Kryeministri në detyrë u njoftua nga Kryetari Shabani për formimin e shtabit emergjent nga ky i fundit dhe se deri më tani janë mbajtur 5 takime, ku jan dal me rekomandime shtesë për qytetarët si dhe më vendime të shpejta për parandalimin e përhapjes së virusit COVID19.

Shabani e njoftoi kryeministrin në detyrë për ndarjen e 120 mijë eurove nga kuvendi komunal, për të bërë parandalimin e përhapjes së virusit COVID19 si dhe për dezinfektimin e të gjitha institucioneve publike duke i përfshirë edhe rrugët e qytezës së Dragashit.

Kryeministri në detyrë zotëri Albin Kurti është shprehur mirënjohjes ndaj kryetarit Shabani për mikpritjen që ky i fundit i kishte bërë si dhe për menaxhimin në mënyrën shumë profesionale duke filluar nga drejtuesit komunal, stafi mjekësor, policia e kosovës, inspektorati komunal dhe të gjithë ata të cilët po kontribojn në përballje me këtë Pandemi.

Kryeministri në detyrë nga komuna e Dragashit edhe njëherë potencoi një mesazh sensibilizues për të gjithë qytetarët e kësaj ane duke ju rekomanduar të ju përmbahen rregullave të vendosura nga Instituti i shëndetit në bashkëpunim me Qeverinë e Kosovës si dhe më organizatën botërore të shëndetësisë.

Vetëm kështu do të ja dalim të gjithë sëbashku duke qëndruar nëpër shtëpi tonat dhe duke ju shmangur lëvizjeve të pa nevojshme drejt qëndrave të prekura nga virusi COVID19.

©TVOPOJA

Lajme të përafërta

Misioni i OSBE-së në Kosovë ka organizuar një tryezë të rrumbullakët për gjashtë komuna

TV OPOJA
April 25, 2019

Mërgim Mestani kushtet dhe higjiena në spitalet tona është tronditëse!

TV OPOJA
March 15, 2020

KEDS ndërton linjën nëntokësore për shpërndarje të energjisë në Dragash

TV OPOJA
February 25, 2020
Exit mobile version