TV OPOJA
Aktuale

Krerët e Qeverisë së Shqipërisë dhe Kosovës bashkë në Prizren përurojnë shtatoret e liderëve historikë

Krerët e Qeverisë së Shqipërisë dhe Kosovës sot janë bërë bashkë në Prizren për të përuruar shtatoret e liderëve historikë, Ymer Prizreni, Abdyl Frashëri dhe Sylejman Vokshi.

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj tha se kjo ditë e sotme është vepër e përgjegjësive të marra, ku Skënderbeu kishte lënë një porosi e cila u rikthye fuqishëm në Prizren, raporton Ekonomia Online.

“I fundit duhet të i thotë fjalët ma të mira, kjo vepër e sotme janë pjesa e përgjegjësive të marra në kuadër të përvjetorit të heroit tonë kombëtar Gjergj Kastrioti Skënderbeut. Porosia që dërgoi Skënderbeu për popullin e vet, ajo porosi nuk është shuar asnjëherë, por është rikthyer fuqishëm këtu në Prizren”, tha Haradinaj.

“Edhe UCK guxoj të dalë atëherë kundër perandorisë jugosllave e cila i shkeli shqiptarët në trojet e veta, nëse nuk heqim dorë nga e drejta jonë ajo bëhet realitet. Ne jemi të vendosur ta realizojmë të drejtën tonë të Kosovës, ashtu siç shqiptarët realizojmë të drejtat e tyre”, shtoi Haradinaj.

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta ka falënderuar të gjithë që kontribuuan në krijimin e këtyre shtatoreve dhe se është i lumtur që këta 3 heronjë po rikthehen në Prizren pikërisht në këtë muaj.

“Për mua është kënaqësi që të jem sot në Prizren pak muaj pasi inauguruan fillimin e përpjekjeve për vendosjen e kësaj shtatoreje. Dua të përshëndes qeverinë e Kosovës, por edhe të gjithë artistët që kontribuuan që Ymer Prizreni, Abdyl Frashëri dhe Sylejman Vokshi të rikthehen aq më tepër që i mblodhëm në një ditë nëntori”, tha Meta.

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama tha se qëllimi i kësaj mbledhje është të u pritet hovi i armikut dhe të mbrohen tokat shqiptare me gjak, raporton EO.

“Më 8 qershor 1878 Prizreni kishte marrë pamje të jashtëzakonshme. Në rrugët e qytetit qarkullonin mysafirë të shumtë thonë 5000 vetë. Sapo përuruam 3 shëmbëlltyrat e njohura, qëllimi i kësaj mbledhje është të u presim hovin armikut të egër dhe të i mbrojmë trojet tona me gjak”, tha Rama.

“Kjo tokë është trashëgimia më e vyer dhe për udhërrëfyesit e lidhjes së Prizrenit është udhërrëfyesi më i qartë shqiptar. Si një popull i cili zgjodhi dhe qoi deri më fund rrugën e lirisë sot në mënyrë paradoksale gjendet në një rrugë paradoksale nga Bashkimi Kombëtar”, tha ai.

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka tha se Prizreni po vazhdon të jetë vendi i bashkimit i gjithë shqiptarëve.

“Sivjet shënojmë 106 vjetorin e pavarësisë së Shqipërisë, kemi 21 vjetorin e daljes në publik të UCK-së, sot edhe pas 140 vitesh lidhja shqiptare e Prizrenit vijon të mbetet fjala e lidhjes sonë. Ne jemi mbledhë sot të i kujtojmë heronjtë e kësaj kohe. Prizreni vazhdon të jetë vend i bashkimit”, tha Haskuka.

Lajme të përafërta

Review Of Healthy Breakfast Meals For Energy Boost

TV OPOJA
January 31, 2018

“Jetimat e Ballkanit” ndihmuan 170 familje nevojtare në Dragash dhe Fushë Kosovë

TV OPOJA
April 8, 2020

Hatim Baxhaku i del në krah Driton Selmanajt: S’dua ta luaj avokatin, deklarata iu deformua

TV OPOJA
November 21, 2020
Exit mobile version