TV OPOJA
Aktualitet

Krasniqi i VV-së mbështet iniciativën e goranëve

TV OPOJA

Foto nga Profili i Laurat Krasniqit

Asambleisti i Vetëvendosjes në Dragash, përmes një njoftimi në Facebook ka përshëndetur iniciativën e komunitetit jo-shumicë lidhur me ndërtimin e hidrocentraleve në Komunën e Dragashit.

Krasniqi thotë se ndjehet i befasuar për mos mbështetjen e subjektit tjetër opozitar LDK, për këtë iniciativë.

Postimi i Laurat Krasniqit

E kam mbështetur kërkesën e kolegëve nga komuniteti jo-shumicë për thirrjen e një seance të jashtëzakonshme lidhur me ndërtimin e hidrocentraleve në qytetin tonë.

Është për t’u përgëzuar gatishmëria e kolegëve në kuvend ku shumë nga ta janë pjesë e koalicionit qeverisës dhe i kanë dhënë nënshkrimet për thirrjen e kësaj seance. Gjithashtu, është shqetësues fakti se si subjekti i LDK-së në Sharr të cilët thirren në opozitë, nuk e kanë mbështetur këtë iniciativë.

Do të jam kundër secilit investim që bëhet në qytetin tonë ku nuk do të ketë përfshirje të komunitetit në vendimmarrje.

Lajme të përafërta

Teknologjia e fundit nga NIKON, prezentohët në Prizren fal distributorit ZgatarShop (Foto)

TV OPOJA
April 24, 2019

Njoftim i rëndësishëm për banorët e fshatit Shajne të komunës së Dragashit

TV OPOJA
February 8, 2022

Për festat e fundvitit kompania turistike “Aroma Reisen” do rrit kapacitetet e saj nga Kosova në Austri dhe anasjelltas.

TV OPOJA
December 16, 2021
Exit mobile version