Asambleisti nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje në Dragash nëpërmjet llogarisë së tij përsonale në rrjetin social facebook në postimin e tij të fundit thotë se Komuna e Dragashit duhet të mbështet edhe këtë vitë humanistin Halili Kastrati së bashku me Shoqatën Jetimët e Ballkanit në ndërtimin e 10 shtëpive të reja.
Ku sipas Krasniqi në seancën e fundit të kuvendit komunal janë bartur mjete nga të hyrat vetanake në vlerë prej 100 mij euro për kategorinë e subveniconeve për zyren e kryetarit.
Andaj sipas Krasniqit nuk ka asnjë logjikë që të thuhet komuna jonë nuk ka fonde e buxhet për ta mbështetur një aktivitet të tillë transmeton TV OPOJA.
Për më tepër po ju përcjellim shkrimin e Laurat Krasniqi në facebook:
Komuna e Sharrit duhet t’a mbështet humanistin Halil Kastrati dhe Shoqatën Jetimat e Ballkanit në ndërtimin e 10 shtëpive të reja për vitin 2019.
Në seancën e fundit të kuvendit komunal janë bartur mjete nga të hyrat vetanake në vlerë prej 100,000.00€ për kategorinë e subveniconeve për zyren e kryetarit. Nuk ka asnjë logjikë që të thuhet komuna jonë nuk ka fonde e buxhet për ta mbështetur një aktivitet të tillë.