Nga Besiana Kajtazaj
Kosovë, du me t’i thanë do fjalë se po m’kan shpirti.
Jam lodh Kosovë! E di që e ki ditëlindjen tash, po s’po muj me festu se s’po m’lan t’zezat që po dojn me ta marrë frymën.
M’fal që me qeto durë u’a jepa “zot-shpillakun” njerëzve që t’coptuan e besa dojn me t’coptu hala.
M’shkelen mu e andrrat e mia. Mbeta pa punë Kosovë, se s’mujta me j’au falë trupin e nderin.
U vrava me vlla Kosovë se m’kqyri shtremt, po s’mujta me detyru shkaun veq me m’kerku falje qe m’perzuni prej pragut tem, e m’i vrau njerëzit e gjakut.
Si mos me mjaftu krejt t’zezat Kosovë, t’i murren edhe 8223 hektar tokë, e nuk m’lan as me qel gojën!
M’fal qe po du me kalu murin qe t’kan mbyll brenda tij, po po detyrohna me lyp “qare” n’botë se nuk po kom me çka me mbush barkun e as shpirtin.
M’fal Kosovë qe as sot pas 20 viteve qe t’i vranë t’bijt, ti perdhunuan t’bijat, e ta gjakosen emrin, une qytetari yt s’po muj me t’dal zot!
E jotja Kosovë, unë bija jote e pashpresë! Besiana Kajtazaj Shkurt, 2019