TV OPOJA
Kosova

Kosova shkëput kontratën me Serbinë për blerjen e infuzioneve, thotë Ismaili

Ministri i Shëndetësisë, Uran ismaili ka treguar se është ndërprerë furnzimi me infuzione nga Serbia.

Sipas tij tash Kosova furnizohet nga Gjermania me këto produkte. Por ai e ka arsyetuar këtë kotnratë duke thënë se produktet serbe nuk ndalohen totalisht në Kosovë.

Këto deklarata Ismaili i ka bërë gjatë raportimit në Komisionin Parlamentar për Shëndetësi ku foli dhe për shumë çështje tjera.

Ai është shprehur se revidimi i listës esenciale të barnave është në përfundim dhe se kanë dorëzuar një draft final tek OBSH-ja, transmeton kp.

Sipas tij me anë të saj do të largohen shumë interpretime të gabueshme. Ndërkaq, tha se do të angazhohet që të futen dhe barna për sëmundje të rralla, mirëpo nuk ishte konkret për cilat bëhet fjalë.

Për mungesën e barnave, ministri tha se kjo ka të bëjë dhe me mungesën e ofertave dhe për këtë, ai bëri të ditur se kanë arritur marrëveshje me UNICEF-in për ta zgjidhur këtë problem.

Në lidhje me Ligjin e Sigurimeve Shëndetësore, ministri i Shëndetësisë tha se ka pas takime me te huaj për t’i parë format se si duhet gjetur një zgjidhje për këtë për të mos u zhytur në borxhe.

Lajme të përafërta

Ftesë për dhurim të gjakut në Hotel Meka Dragash

TV OPOJA
March 29, 2019

Vazhdon edhe për 10 ditë afati i konkursit për zyrtarë policorë

TV OPOJA
November 19, 2021

Profesori Hajriz Meleqi, dërgon kritika të ashpëra ndaj Edi Ramës dhe gazetës “Lapsi”

TV OPOJA
January 17, 2020
Exit mobile version