TV OPOJA
Kosova

Kosova nuk arrin të bëhet anëtare e INTERPOL-it

Edhe pas raundit të dytë të votimit Kosova nuk ka arritur të marrë 2/3 e votave për t’u bërë pjesë e INTERPOL-it.

Votimi në raundin e dytë në Asamblenë së Përgjithshme të INTERPOL-it për Kosovën ishte 68 pro, 51 kundër dhe 16 abstenime. Këto vota nuk ishin të mjaftueshme që Kosova të jetë pjesë e kësaj organizate për bashkëpunim policor.

Lobimi i Serbisë kundër anëtarësimit të Kosovës në këtë organizatë policore ishte shumë i ashpër.

Ndryshe, Kosova kishte aplikuar edhe më parë për anëtarësim në INTERPOL.

Aplikimi i parë për anëtarësim të Kosovës në INTERPOL ishte bërë në vitin 2010 nga krerët e MPB-së së Qeverisë së Kosovës të asaj kohe. Kërkesa për aplikim ishte dorëzuar tek Sekretari i Përgjithshëm i INTERPOL-it, por e cila nuk ishte kaluar tek organet tjera të INTERPOL-it për shqyrtim të mëtejshëm.

Kërkesa e dytë e institucioneve kosovare për anëtarësim në INTERPOL ishte bërë në muajin prill të vitit 2015. E nënshkruar nga kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, aplikacioni i dytë ishte dorëzuar në INTERPOL përmes kanaleve të tërthorta, gjegjësisht ishte përcjellë në INTERPOL nga misioni i UNMIK-ut, por që organet e INTERPOL-it nuk e kishin marrë në shqyrtim aplikacionin.

Ndërkaq, në vitin 2017 Kosova ishte tërhequr nga aplikimi në INTERPOL, raporton TvOpoja.

Për anëtarësim në këtë organizatë nevojiteshin shumica prej 2/3 (dy të tretave) të votave të anëtarëve të shteteve të INTERPOL-it që janë të pranishëm në punimet e Asamblesë së Përgjithshme kur votohet për anëtarësimin e një shteti në INTERPOL.

Ndryshe, Interpol është organizata më e madhe e policisë ndërkombëtare, ndërsa është themeluar në vitin 1923 për të nxitur bashkëpunimin policor. Në fakt, roli bazë i INTERPOL-it është të funksionojë si një qendër informacioni.

Për t’u anëtarësuar në INTERPOL nuk është kusht të jesh vend anëtar i OKB-së.TvOpoja

Lajme të përafërta

Haradinaj do hekurudhë Prizren-Durrës, sot ka nisur renovimi i hekurudhës Fushë Kosovë-Hani Elezit

TV OPOJA
July 2, 2019

Samiti i BE-së, REL nuk jep lajme të mira, përmend një afat të ri për vizat

TV OPOJA
June 23, 2022

Personat që vijnë në Kosovë nga vendet me rrezik të lartë duhet të kenë testin për COVID-19 ose do të izolohen për 7 deri 14 ditë

TV OPOJA
October 5, 2020
Exit mobile version