TV OPOJA
Sport

Kosova magjike kualifikohet si lidere e grupit në gjysmëfinalen e Ligës D në Ligën e Kombeve

Kosova ka shënuar fitore me rezultat të thellë 4-0 ndaj Azerbajxhanit duke siguruar pozitën e parë në Grupin 3 të Ligës D të Ligës së Kombeve.
Mbi 12 mijë e 500 tifozë hijeshuan kryeqytetin dhe më pas stërmbushën stadiumin “Fadil Vokrri” për atë që ishte sfida vendimtare për përfaqësuesen e Kosovës për realizimin e një mundësie historike për kualifikim në gjysmëfinalen e Ligës së Kombeve për Ligën D.

Starti në këtë takim ishte një fillim i ëndrrave. Kosova pati raste deri në fund, por rezultati përfundimtar i këtij takimi mbeti 4-0.
Përfaqësuesja e Kosovës mbyll kështu kampanjën në Grupin 3 të Ligës D si lidere pa asnjë humbje me katër fitore dhe dy barazime dhe gjithsej 14 pikë.
Me këtë fitore, Kosova përballet në gjysmëfinalen e Ligës së Kombeve për Ligën D ndaj Maqedonisë në mars të vitit 2020. Me një fitore ndaj Maqedonisë si mysafir, Kosova do të siguronte një ndeshje finale historike ku me një tjetër fitore do të sigurohej kualifikimi në Kampionatin Evropian, Euro 2020.
Deri atëherë, të shijohet ky sukses i jashtëzakonshëm i Kosovës, që si përfaqësuesja më e re në Evropë e mbylli vitin 2018 pa asnjë humbje.

Lajme të përafërta

Xherdan Shaqiri rezulton pozitiv me koronvirus

TV OPOJA
October 6, 2020

Të Hënën ballafaqimi i radhës për Kf Opoja ndaj Kf Deçanit

TV OPOJA
March 7, 2020

Anulohet ndeshja ndërmjet KF Lugut të Beranit dhe KF Opoja

TV OPOJA
March 13, 2020
Exit mobile version